• |
ide | kryesore

“Milinkovic-Savic, akord me Juven, Lotito i tërbuar me Taren”: zbulohet prapaskena e largimit të shqiptarit

-Instant, F1, Sport
milinkovic savic



Lazio e mbylli sezonin në vendin e dytë, falë mbi të gjitha Luis Alberto dhe Milinkovic-Savic që tërhoqën skuadrën në zonën Champions. E ardhmja e të dyve, megjithatë, është në dyshim. E veçanërisht mesfushori serb tani duket i destinuar të thotë lamtumirë. Kontrata e tij skadon brenda një viti, por ai do të jetë në gjendje të nënshkruajë me një klub tjetër që në janar. Sipas ekspertit të merkatos së transferimeve, Alfredo Pedullà, hipoteza e rinovimit me Lazion duhet të përjashtohet. Sepse Milinkovic Savic tashmë ka një marrëveshje me Juventus.

Me këtë histori ka të bëjë edhe lamtumira e Igli Tare, i cili u largua nga Lazio pas 18 vitesh. Sipas Il Messaggero, drejtori sportiv shqiptar e kishte këshilluar presidentin Lotito ta shiste më herët. Numri 1 i klubit ndërkohë pretendonte se ishte i lumtur që nuk e kishte “shitur lirë”. Për më tepër, Tare është një mik i ngushtë i menaxherit të lojtarit Kezman. E Lotito mendon se të dy janë marrë vesh për të larguar mesfushorin nga bardhekaltrit. Kontradikta të vogla e të mëdha të cilat, me përplasjet edhe me teknikun Sarri, janë kthyer në male të pakapërcyeshme. Përfundimi: thyerje e marrëdhënieve mes palëve.

AKORDI ME JUVENTUS

Pedullà shkruan për një marrëveshje me bardhezinjtë që në nëntor, përpara se Juventus të përfshihej nga hetimi Prisma. Diçka ka ndryshuar? Nuk duket dhe madje Il Messaggero flet për një marrëveshje për pagën 6 milionë neto në sezon. Praktikisht dyfishi i asaj që merr serbi te Lazio. Pengesë mbetet Lotito i cili kërkon 35-40 milionë për ta lënë të largohet në verë. Por Kezman po i tërheq fijet, i fotë në këtë marrëveshje, për të ulur kërkesat në 25 milionë. Presidenti kryeqytetas është i bindur se mund ta bindë Milinkovic Savic të rinovojë. E dëshiron të bëjë një përpjekje të fundit duke folur me të ballë për ballë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *