• |
ide | kryesore

Nga lidhja me Avdylajt te përgjimet e dosjes 339, detaje nga hetimet për Vangjush Dakon

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
vangjush dako, bashkepunetoret, hetime, spak, policia, arrestim



SPAK ka lëshuar sot arrest me burg për ish-kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako si dhe për 6 ish-zyrtarë të kësaj bashkie.

Mësohet se Dako akuzohet për shpërdorim detyre, në lidhje me një pallat të ndërtuar në qendër të qytetit të Durrësit, godinë e cila pësoi dëme të mëdha nga tërmeti i 2019-ës.

Hetimi i SPAK për zotin Dako është shtrirë edhe në verifikimin e pasurisë duke kërkuar verifikime nga institucione të ndryshme.

Gjatë kohës së hetimit janë marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë, përfshirë këtu dhe Dako.

Emri i Dakos bëri bujë në përgjimin për grupin Abdylaj, grup kriminal i dënuar për vepra të ndryshme si trafik droge.

Dako sipas përgjimeve të dosjes 339 rezultonte se kishte lidhje me pjesëtarët e grupit. Në atë kohë, ai u thirr për tu marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.



2 Comments

  1. Prokuroria qe gjoja po arrestonDakon, te hape procesin e bashkepunimit te ketij mafiozi, bashkepuni.in, fotot me AVDYLAJT, te cilet vepronin ne Durres me pasaporten e Dakosper tregun e droges e ndertimit.Hapia e procesit te zgjedhjeve2019, me ze e figure, qe permendej vet organizatoriRama. Kjo eshte mpleksja e bashkepunimiDAKO,,,,RAMA, ne shitblerjen e votave ne rrethin e Durresit, e Rama permendej nga Avdylajt si mik i tyre. Pra drejtesia ka materiale, akuza te vertetuara qe ti shkoi ne rrenje,deri tek Rama, kjo do te ishte drejtesi e vertete 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *