• |
ide | kryesore

Përshëndetja e fundit e Benzema për Real: “Do të doja ta mbyllja këtu, faleminderit Ancelotti”

-Instant, Sport, Video
Benzema



“Me të vërtetë dhemb, është një ditë e trishtuar. Doja ta përfundoja karrierën time te Real Madrid. Por ndonjëherë jeta të jep mundësi të tjera”. Karim Benzema përshëndet Blancos pas 14 vitesh dhe 25 trofesh të fituar. Francezi u shoqërua në konferencën e fundit për shtyp si merengues nga presidenti Florentino Perez. “Nuk do ta harroj kurrë Real, klubin më të mirë në histori. Klubin ku bëra realitet ëndrrën time të fëmijërisë. Por ishte koha për t’u larguar”, shtoi sulmuesi francez. Benzema, më pas, falënderoi bashkëlojtarët e tij, vetë presidentin dhe trajneri Ancelotti: “Ti më besove menjëherë. Mësova shumë me ty”.

“Sot po largohet një nga futbollistët më të jashtëzakonshëm në historinë tonë – ishte konsiderata e Perez për Benzema –. Të kemi parë të bësh gjëra të pabesueshme me fanellën tonë. Dhe kjo është diçka që ne madrilenët nuk do ta harrojmë kurrë. Arritë këtu thuajse fëmijë dhe po bëhesh një nga mitet tona të mëdha. Legjenda jote do të zgjasë përgjithmonë si një histori e bukur dashurie mes Benzema dhe Real Madrid”.

Lexo më tej:Real Madrid, lamtumira zyrtare e Karim Benzema: “Një prej legjendave të mëdha”

Benzema do të fillojë tashmë aventurën e re nga klubi saudit Al Ittihad. Me arabët francezi ka nënshkruar tashmë deri në qershor 2025, me opsion për një sezon të mëtejshëm. E pagesa që do të përfitojë është rreth 200 milionë euro në sezon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *