• |
ide | kryesore

Plani britanik për emigrantët/ Braverman: Shqiptarët që kalojnë La Manshin do të deportohen brenda 20 ditësh

Lajme, Të fundit



Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman ka paralajmëruar një valë të re emigrantësh shqiptarë që do të kalojnë nga kanali i La Manshit këtë verë, pavarësisht frenimit të tyre nga policia britanike.

Braverman i është dorëzuar një studim i brendshëm, i kryer nga ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, që tregon se gjysma e të rinjve shqiptare, duan të kalojnë kanalin e La Manshit për në Britani këtë verë.

Sondazi bazohet në 1800 familje nga Kukësi, zona kryesore në Shqipërinë veriore dhe të dhënat treguan se gjysma e të rinjve të moshës 17 dhe 22 vjeç donin të linin atdheun e tyre dhe të shkonin në Britaninë e Madhe pavarësisht rreziqeve të kalimit të kanalit.

Zbulimi nënvizon natyrën sezonale të migrimit të paligjshëm nga shqiptarët.

Kjo vjen pasi Rishi Sunak dhe zonja Braverman përshëndetën një rënie prej 90 për qind të numrit të shqiptarëve që mbërrinin me varka të vogla deri më tani këtë vit si dëshmi se goditja e tyre ndaj emigrimit me varka të vogla po funksiononte.

Shifrat kanë rënë nga 2,165 në janar-qershor 2022, në 151 në pesë muajt e parë të 2023.
Braverman u tha deputetëve se qeveria “nuk ishte e vetëkënaqur” pavarësisht rënies së numrit dhe do të vazhdojë të monitorojë kalimet nga shqiptarët.

Home Office ka intensifikuar goditjen e saj ndaj shqiptarëve në dy muajt e fundit, duke ngritur një njësi prej 400 trupash për të përshpejtuar rreth 17,000 aplikime për azil. Kryeministri i Britanisë së Madhe, Sunak zbuloi të hënën se numri i shqiptarëve që kërkonin azil kishte rënë nga gati një në pesë (17 për qind) në dy për qind.

Ministrat po synojnë gjithashtu rreth 20,000 shqiptarë të tjerë që kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, megjithëse ata pranojnë se 70 deri në 80 për qind mund të jenë arratisur nga lirimi me kusht i imigracionit.
Ata gjithashtu kanë shtrënguar rregullat për skllavërinë moderne mes pretendimeve se ajo është shfrytëzuar nga emigrantët shqiptarë për të shmangur dëbimin.



5 Comments

  1. “Do të depërrohen”?????
    🤣🤣🤣🤣🤣
    U depërtofshi aty ku ju mbaron zorra, o masakrues te shqipes!!!🍆🍆🍆🍆🍆🍆

  2. Shpresojmë që do përdorin vazelinë të paktë, të shkretët shqiptarë!
    Ishim më mirë kur thjesht na DEPORTONIN, se tani me depërtimin do jetë e vështirë dhe e dhimbshme.
    Suksese me profesionin gazetar!

    1. A thua të jetë ‘penetrate’ deklarata e anglezëve???
      Me siguri se me deportim/dëbim nuk ia kanë dalë dot seri tani..😁😁😁

      1. Paskan qenë të këqinj këta anglezët, i dinim njerëz të saktë. Këta paskan plane djallëzore, si do na mbarsin çunat kështu!
        Do kthehet shprehja nga “kaloi ylberin”, në “kaloi La Manshin”!

  3. Zoti redaktor, perse nuk flisni shqip: ne vend te “depertohen” perdorni DO T´I KTHEJME. Eshte shume e thjeshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *