• |
ide | kryesore

Video/ Mbërrin edhe Cikalleshi: Sylvinho ka sulmuesit e tij të preferuar, që ditën e parë

-Instant, F1, Sport, Video
Cikalleshi

Grupi është ende për tu kompletuar, por më shumë se gjysma është nën urdhërat teknikut Sylvinho. I fundit që ka mbërritur në ditën e parë të stërvitjes, në vigjilje të sfidës me Moldavinë është Sokol Cikalleshi. Qendërsulmuesi bashkohet kështu me Mehmetin e Uzunin, në atë që duket të jetë ofensiva e preferuar e teknikut brazilian.


Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e kësaj të marte seancën e dytë stërvitore. Kuqezinjtë po përgatiten për ndeshjet kualifikuese të EURO 2024, kundër Moldavisë më 17 qershor dhe Ishujve Faroe më 20 qershor. Stafi teknik me në krye teknikun brazilian, Sylvinho, kanë punuar me dy seanca që ditën e parë. 15 lojtarëve që ishin në dispozicion në seancën e parë, i është bashkuar edhe sulmuesi Sokol Cikalleshi.


Lexo më tej: Nga Uzuni te katër portierët, Sylvinho nis punën me 15 lojtarë: të tjerët duhet të mbërrijnë ditët e ardhshme

FORCË E TAKTIKË

Ashtu sikurse në seancën e parë stërvitore, edhe këtë herë është alternuar forca dhe taktika. Kuqezinjtë kanë punuar fillimisht në palestër, në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’. Vetëm më pas ata kanë zbritur në fushë, për t’u stërvitur më shumë me topin.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se deri më tani nuk ka asnjë futbollist me probleme fizike. Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë kundër Moldavisë më 17 qershor në stadiumin kombëtar “Air Albania”. Më 20 qershor, kuqezinjtë do të luajë në transfertë ndaj Ishujve Faroe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *