• |
ide | kryesore

Washington Post: SHBA i dinte planet e ukrainasve për të sulmuar gazsjellësin Nord Stream

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Stream



Shtetet e Bashkuara mësuan për një plan ukrainas për të sulmuar tubacionet e gazit natyror ‘Nord Stream’, tre muaj përpara se ato të dëmtoheshin nga disa shpërthime nënujore, njoftoi të martën gazeta ‘Washington Post’, duke cituar informacione të rrjedhura, të postuara në internet.

Sipas gazetës, Agjencia amerikane e Zbulimit, CIA, mësoi qershorin e kaluar nga një agjenci evropiane spiunazhi, se një ekip prej gjashtë personash, i forcave të operacioneve speciale ukrainase, synonte të hidhte në erë projektin ruso-gjerman.

Dyshohet se informacionet e zbulimit u shpërndanë në platformën sociale ‘Discord’, nga punonjësi i Gardës Kombëtare Ajrore, Jack Teixeira, ndaj të cilit janë ngritur tashmë akuza për rrjedhje të dokumenteve sekrete amerikane. ‘Washington Post’ bëri të ditur se kishte marrë një kopje të informacioneve të zbulimit, nga një prej miqve online të zotit Teixeira.

Sipas ‘Washington Post-it’, plani ukrainas u mësua nga informacioni i marrë nga një individ në Ukrainë, duke shtuar se CIA e kishte ndarë atë me Gjermaninë dhe vendet e tjera evropiane, që në qershor të vitit të shkuar.

Në artikull thuhet se zyrtarë të shumë vendeve kishin konfirmuar se përmbledhja e informacionit të zbulimit, postuar në ‘Discord’, përshkruante me saktësi atë që shërbimi evropian i kishte thënë CIA-s.

Sulmi rus ndaj Ukrainës tërhoqi vëmendjen ndaj çështjes së varësisë së Evropës nga gazi natyror rus. Dëmtimi i tubacioneve ‘Nord Stream’ përshpejtoi kalimin e rajonit, tek burime të tjera të furnizimit me hidrokarbure.

‘Nord Stream 1’ dhe ‘Nord Stream 2’, secili i përbërë nga dy tubacione, u ndërtuan nga kompania shtetërore ruse ‘Gazprom’, dhe pritej të transportonin 110 miliardë metra kub gaz natyror në vit, në Gjermani.

‘Washington Post” bëri të ditur, se kishte vendosur të mos e publikonte emrin e agjencisë evropiane të zbulimit, si dhe disa aspekte të planit të dyshuar, me kërkesë të zyrtarëve qeveritarë, për shkak të rrezikut që i kanosej burimeve dhe operacioneve të zbulimit.

CIA nuk i është përgjigjur ende një kërkese për koment.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha të hënën se hetimet për sulmin ndaj ‘Nord Stream-t’ po vazhdojnë ende.

“Gjëja e fundit që ne do të duam të bëjmë nga ky podium është t’i paraprijmë hetimeve”, tha zoti Kirby kur u pyet nga gazetarët lidhur me artikullin e ‘Washington Post-it’ për këtë çështje.

Agjencia ‘Reuters’ nuk ka mundur ta konfirmojë informacionin e zbulimit të cilit i është referuar ‘Washington Post-i’.

Në shtator të vitit 2022 disa shpërthime nënujore përfshinë gazsjellësit ‘Nord Stream 1’, si dhe tubacionin e sapondërtuar ‘Nord Stream 2’, të cilët lidhin Rusinë dhe Gjermaninë, përmes detit Baltik.

Shpërthimet ndodhën në zonat ekonomike të Suedisë dhe Danimarkës. Të dy vendet thonë se shpërthimet ishin të qëllimshme, por ende nuk është përcaktuar se kush ishte përgjegjës mbi incidentin. Këto vende si dhe Gjermania, vazhdojnë ende me hetimet mbi këtë çështje.

Uashingtoni dhe NATO e kanë quajtur incidentin “një akt sabotazhi”. Moska fajësoi Perëndimin, duke akuzuar për zvarritje të hetimeve si dhe përpjekje për të fshehur se kush qëndron pas sulmit. /VOA



9 Comments

    1. O skit, pa gjume gjithe naten duke komentuar me 4-5 emra???? Po fli pak, se Putini kerkon ushtare 13 vjec dhe gjysher si ty

  1. Keto pacavure dhe te genjejne nuk dine me. Ishte vete Joe Biden qe e paralajmeroi muaj me pare ne viziten qe beri ne Gjermani qe nese Rusia futet ne Ukraine, Nordstreami sdo ekzistonte me.
    Dhe duke e ditur qe ishte nje projekt Gjermano Rus, dhe kur gazetarja e pyet Bidene se si sdo ekzistoje me, Bideja i thote ” me beso, jemi ne gjendje qe ta bejme qe ai tubacion mos te ekzisotje me”. Olaf Sholt ishte ne krah te tij dhe nuk foli fare (si nje kukull qe e kane vene ne ate pozicion). Dhe cfare ndodhi pak muaj me pas?????? Tubacioni i hodh ne ere. Tani per te lare mut me shurre qe te mos thone e beri Nato, USA, ja ngecin ketyre Zhelenskave.

    Keto duan lufte se sben me Rusine nderkohe qe nga sanksionet qe i vune Rusise, kane perfunduar gjithe perendimi me Gjermani, me USA, me Kanada, me Europe ne recension:))))))

    Kjo elite eshte elita me kare por dhe me e ndyre qe ka pare ndonjehre njerezimi.

  2. KTO MASHTRUES THON GJITHMONE TE KUNDERTEN
    DUHET TE JETE UKRAINA SI SHEJTANI I VOGEL QE KA PAS DIJENI PAR PLANIN A SHEJTANIT TE MADH.

    1. Përrallë për të vënë në gjumë fëmijët.Ore me gjithë mend besoni që Ukraina të ketë kaq forcë të madhe të shërbimeve sekrete???Por jo se po glorifikohet ose duan t’ja ngecin asaj.Paska Ukraina aq mjete speciale të shkojë në detin Balltik pa u perceptuar dhe të vendosë bombën në fund të detit!!!Dy vënde mund t’a bënin . Amerika ose Rusia.Ukraina e shkretë po lufton dhe gjithashtu shpreson në ndihmën perëndimore por është absurde të besosh të bëjë një gjë të tillë sepse si ka mundësitë.

      1. Ukraina i ka te gjitha mjetet e nevojshme per ta bere nje gje te tille por nuk fiton asgje nga prishja e tij. Nga sa kemi marr vesh duket qarte qe e ka bere dikush tjeter dhe po perpiqen tia ngecin Ukraines. Vendi qe perfoton me shume nga prishja e tubacionit eshte Rusia, pasi ajo ka kontrata me Gjermanine te cilat per arsye politike nuk i ka respektuar, shto ketu dhe faktin qe Rusia nuk mori asnje mase per minimizimin e demeve pas shperthimit, tregon qarte qe ishte veper e saje. Eshte njesoj si te bjeri zjarr ne nje objekt dhe ti te mos dergosh menjehere zjarrefikesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *