• |
ide | kryesore

Adriano, tifozi ‘i pandreqshëm’ i Inter: vuri bast 2 mijë euro për fitoren e Champions

-Instant, Sport
Adriano



Adriano nuk e ka harruar kurrë Inter dhe ngjyrat zikaltër i ka në zemër. E për ta vërtetuar këtë, ai futi duart në portofolin e tij. Përmes profilit të tij në Instagram, Perandori bëri të ditur se kishte vënë bast rreth dy mijë euro për fitoren e zikaltërve në finalen e Champions League kundër Manchester City. Nëse basti i tij është fitues, Perandori do të sigurojë rreth 14,000 euro. Një arsye më shumë për të mbështetur skuadrën e Simone Inzaghi në Stamboll.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Adriano imperador (@adrianoimperador)

Adriano ka qenë një Perandor i vërtetë në fushë. Pasi vari këpucët në gozhdë, mes jetës së shthurur e telasheve me alkoolin, ish-qendërsulmuesi i Inter nisi një aventurë të re në botën e futbollit. Këtë herë jashtë kuadratit të lojës. Adriano është drejtori i ri i shitjeve të Adidas në Brazile e do të marrë pjesë në koordinimin e eventeve për prezantimin e uniformave të reja të Flamengo e San Paolo, skuadra në të cilat ka milituar.

Lexo më tej: Video/ Shikoni reagimin emocionues të Adrianos: njoftohet se është pjesë e Walk of fame në Maracanà

Larg nga fushat prej kohësh, Adriano është bërë me shpejtësi një ikonë me postimet e tij në Instagram. E kjo e pati shtyrë Adidas t’i ofrojë këtë mundësi në një terren plotësisht të panjohur. I pari event me Adrianon të impenjuar në rolin e tij të ri u mbajt në San Paolo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *