• |
ide | kryesore

Baba në moshën 83 vjeçare, Al Pacino flet për herë të parë

Paparazzi, Slider



Al Pacino, po feston lajmin se do bëhet me fëmijën me të dashurën Noor Alfallah, raporton ‘Pagesix‘.

Ylli i “Godfather” duket se ishte në gjendje të mirë teksa foli publikisht për zbulimin e shtatzënisë.

“Është shumë e veçantë,” tha ai për mediat duke vijuar më tej:

“Unë kam shumë fëmijë. Por kjo është vërtet e veçantë që vjen në këtë kohë.”
Aktori ikonë është baba i një vajze 33-vjeçare, si dhe ka binjakët Olivia dhe Anton, 22-vjeç. Kur u pyet për gjininë e foshnjës, Pacino tha se ende nuk e dinte. Deklaratat e tij vijnë pasi TMZ raportoi se Pacino nuk besonte se ai ishte në gjendje të kishte fëmijë e se po kërkonte prova se ai ishte babai.
Për më tepër, media të ndryshme pohuan se ai dhe 29-vjeçarja ishin ndarë “shumë kohë më parë”. Megjithatë, burimet konfirmuan për Page Six se ata janë ende çift.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *