• |
ide | kryesore

Basha jep leksione për PD-në: Na duhet mendësi e re, rrugë të reja për t’u bërë shumicë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Basha jep leksione për PD-në: Na duhet mendësi e re, rrugë të reja për t’u bërë shumicë



Nga Elbasani gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë, Lulzim Basha tha se gjuha e ndasisë e ka sjellë PD në këtë situatë që ndodhet sot.
Ai tha ndër të tjera se duhen mendësi dhe rrugë të reja për të qenë një shumicë morale dhe numerike për Shqipërinë.

“Të kuptojmë qe e gjithë kjo ndryshon, nga ajo qe na solli këtu, gjuha e ndasisë, varfër, konfrontuese dhe jo propozuese. Një gjuhë që nxjerr në pah vrazhdësinë e mendjes të atyre që shohin këtë si betejë gladiatorësh, ku jeni vetëm spektatoret.

Në fakt, ju jeni pjesëmarrësit, jeta juaj preket drejtpërdrejtë. Te gjitha këto preken drejtpërdrejtë nga vendimet qe marrin këta njerëz qe aktrojnë. Asgjë nuk ndodh si fat i paracaktuar. Ne bashkimin për ndryshim është parakusht të ndryshojmë kulturën, mendësinë, fjalorin. Nuk hiqet plumbi me plumb. Ata janë pakicë politike, kulturore. Ndoshta dikur kane qene “yjet” e skenës politike, por jo më. Se edhe “yjet e filmave” që kanë qenë dikur nuk janë më. Na duhet mendësi e re, kulturë e re politike, rrugë të reja për të arritur aty ku duhet.
Parimi i parë, çfarë nuk është e mire për Shqipërinë, nuk është e mirë për PD. Nuk mundet mes hileve, trukeve, bashkimeve mekanike, të synojmë të kthehemi në një shumice morale dhe numerike për Shqipërinë”, tha Basha.

Ne duhet te prijmë me vlera, me vizion, me ide, dashuri per kete vend dhe jo me epsh per pushtet.

E dyta, besoj se ndryshimi ka vetëm nje shprese, kjo eshte PD. Ndodhemi ne kete situate te veshtire edhe per diçka te larte, te madhe dhe njerëzore dhe politike. Kemi treguar se jemi te gatshëm te sakrifikojmë nga vetja jone per disa vlera themelore; aleanca me perëndimin dhe perëndimi. Duam Shqipëri europiane dhe euroatlantike. Duam një Shqipëri nga Perëndimi dhe jo nga Lindja. Duam një Shqiperi qe ndahet nga korrupsioni.

Lufta kundër korrupsionit, aleanca me Perëndimin. Janë dy vlera te jashtëzakonshme qe PD i ka mbajtur dhe po i mban, me një kosto te madhe, qe po i tregon shoqërisë qe është gati te sakrifikoje gjithçka por jo vlerat e demokracisë.

Si do te jete PD sot, do te jete Shqiperia nesër. Kjo na thërret te veprojmë nje ore e me pare. vonesat janë te rrezikshme per PD, potencialisht fatale dhe shume te rrezikshme per demokracinë dhe Shqipërinë.



9 Comments

    1. Ja dhe LOQJA me krahun si trung caji dhe tullen qe e ka lyer dhe e mbulon me floket e lyera me kena. Shume KAR I RRALLE paska qelluar.

  1. Jepini haloperidol urgjeent .. eshte ne delir! Po perdor fjalen epsh ne politike, psikopati komplet! Ju corr maska, vetem 8 deputete ka tani dhe ata nuk vlen asnje ta degjosh! Shpk e mbaruar, karta te djegura..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *