• |
ide | kryesore

Deputetët u shanë dhe u kërcënuan/ Basha: Jemi familje politike!

Arkiva, Lajme
deputetët e PD pas mbledhjes së kryesise



Ndërsa pamjet e filmuara nga gazetarët dëshmojnë se mbledhja e kryesisë së PD-së ishte e tensionuar dhe deputetët u shanë nga një grup njerëzish që mbështesnin Lulzim Bashën, ky i fundit ka dalë me një reagim ku flet për “familje politike” apo “vlera demokratike”.

Sipas Bashës, ata që thonë se deputetët u shantazhuan dhe kërcënuan, po bëjnë përpjekje për tensionim.

Fryma e debatit konstruktiv me të cilën Kryesia e PD debatoi për më shumë se 8 orë për gjetjen e rrugës më të mirë në funksion të riorganizimit të PD, është shenjë e qartë e një reflektimi të thellë që ka nisur brenda familjes tonë politike.

Nuk ka gjë më demokratike se mendimet e ndryshme në një forum politik. Debatet dhe mendimi ndryshe duhen respektuar nga të gjjthë. Vlerat demokratike që na drejtojnë në këtë rrugëtim të vështirë për ne demokratët nuk mund të cënohen nga asnjë individ.

Refuzoj dhe dënoj me forcë çdo përpjekje për tensionim që ushqen kulturën e vjetër politike të baltës dhe shantazhit me të cilën jemi ndarë njëherë e mirë dhe që duhet lënë pas” shkruan Basha në një reagim të tij.

Gjithsesi Basha e ka siguruar atë që donte, pra një datë për zgjedhjen e kryetarit. Pas dëbimit të disa prej deputetëve nga mbledhja, ata që mbetën caktuan datën e zgjedhjeve për kryetar në 29 korrik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *