• |
ide | kryesore

Dha dorëheqjen nga Kryesia/ Hoxha ironizon: Nuk jam në lartësinë e duhur

Lajme, Të fundit

Deputeti i PD, Flamur Hoxha është larguar nga posti i tij si Sekretar Organizativ i PD-së, për rrjedhoje dhe nga funksioni qe kishte ne Kryesinë e demokratëve. Por pas këtij vendimi, Hoxha me nota ironie ka deklaruar se nuk është në nivelin e asaj kryesie.


Dorëheqjen si sekretar organizativ rrjedhimisht dorëheqje nga kryesia si anëtar kryesie nga posti I sekretarit organizativ pasi nuk jam në lartësinë e asaj kryesie”, ka deklaruar Hoxha.


Kujtojmë që edhe deputetja e Ori Nebijaj është dorëhequr nga Kryesia, ndërsa më herët Jorida Tabaku dha dorëheqjen nga posti i nënkryetares së PD-së.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *