• |
ide | kryesore

Doli sekreti për arrestimin e Vangjush Dakon, SPAK heton veten

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
SPAK, vangjush dako, hetimet, spak, sekreti hetimor



NJOFTIM I SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e verifikimeve të kryera kryesisht, ka filluar hetimet për kryerjen e veprës penale ”Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, të parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal.

Fillimi i hetimeve kryesisht për këtë vepër penale është bërë për shkak të zbulimit ndaj të tretëve të të dhënave dhe të përmbajtjes së akteve procedurale, të cilat përbëjnë ”sekret hetimor”, që lidhen me veprimet procedurale të paraqitjes dhe të shqyrtimit të kërkesës me objekt caktimin e masave të sigurimit në ngarkim të shtetasve V.D etj, të kryera në kuadër të procedimit penal nr.197 viti 2020 të Prokurorisë së Posaçme.

Objekt i hetimeve do të jenë veprimet e të gjithë personave të përfshirë në kryerjen e veprimeve procedurale për caktimin e masave të sigurimit për procedimin penal nr.197 viti 2020, duke përfshirë funksionarët e drejtësisë, personelin administrativ të organeve procedurale, si dhe çdo person tjetër që ka marrë dijeni për veprimet procedurale për shkak të funksionit të tij, të cilët mundet të kenë zbuluar të dhënat sekrete ndaj personave të tretë.



6 Comments

  1. A keta jane ku thrret qameti per vete. Kshu eshte kur behet drejtesia aneks i Rilindjes. Me kete drejtesine e “re”, kemi shkuar nja 30 vjet mbrapa.

  2. Spaku po le nam.
    Kush i ka vu, ( besoj amerikanet) duhet ti zbythi , ti denoje me gjona te renda siç kane dhe rrogat.

  3. Imagjinoni sai besueshëm është ky institucion i lartë i drejtësisë. Nxjerr sekrete hetimi dhe hap hetim vetvetes. Këto ndodhin sepse janë shtojcë të partisë shtet dhe bëhen të dirigjuara.

  4. Sikur te gjitheve ju monitorohen nga telefonat, email e i gjithe rrethi familjar e shoqeror…. sdo jete e veshtire besoj ta gjeni si doli… po sdolo, do te thote qe skeni piken e deshires…
    Te tjereve ju leshoni forcat speciale neper shtepiaz ktij ja thoni hajde paraqitu se je arrestu… gallatasaraj fare

  5. Edhe ju se te gjithe ne ket vend .skeni gje ne terezi .Veq kaloni kohen se te mundeni .e merrni ato paga jo te vogla .dhe kti vendi qe ka marr tatepjeten .kaja nanen siq thon kosovart

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *