• |
ide | kryesore

“Dribluesi’ maqedonas firmos me Vllazninë: Dodev vishet kuqeblu

-Instant, Sport
Dodev



Ardhja e teknikut Migen Memelli ka përshpejtuar të gjithë proçeset te Vllaznia. Në Shkodër duhet të ndërtojnë sa më shpejt ekipin për prezantimin në Conference League. E në kohën, kur një vëmendje duhet të rinovimet e lojtarëve, në merkato kuqeblutë fundosin një tjetër goditje. Darko Dodev mbërrin nga FK Bregalnica Štip.

Në shtëpinë kuqeblu janë për tu administruar edhe situatat me rinovimet e lojtarëve në skadencë: Jonuzi, Latifi, Gurishta e Hoxhaj. Si dhe duhen gjetur zëvendësuesit e atyre që janë larguar përfundimisht nga Shkodra si Heric e Aralica. E ndërsa drejtuesit janë fokusuar në këtë drejtim, nuk kanë harruar merkaton. Darko Dodev është akorduar me kuqeblutë dhe duhet të prezantohet në vijim. 25 vjecari është sulmuesi i majtë, por i aftë të luajë në të dy krahët. Dodev është transferuar te kuqeblutë nga FK Bregalnica Štip në kampionatin maqedonas. Arma e fortë e lojtarit janë driblimet dhe depërtimet e shpejta. 7 golat e 11 asist në 29 ndeshje në kampionatin e fundit janë një tregues i asaj që mund të ofrojë Dodev për Vllazninë.

Elvis Plori po punon paralelisht për të rigjeneruar ambjentin, pas një sezoni të shpëtuar vetëm në javën e fundit. Pasi zëvendësoi Goce Sedloski në pankinë, me teknikun e ri Migen Memelli, drejtori sportiv kuqeblu mbylli menjëherë hapësirën e lënë nga largimi me parametër zero i Kaina Nunes te Tirana. Te Vllaznia ka mbërritur Ildi Gruda, që e mbylli sezonin me Teutën. Gruda është kthyer në Shkodër për të luajtur me Vllazninë, që pas aventurës me U19. Shifrat e Grudës vërtetë ishin 4 gola e 3 asist, por ai e mbylli kampionatin në rritje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *