• |
ide | kryesore

Dua Lipa: Do doja një emër më normal dhe më anglez

Paparazzi, Slider
Dua Lipa



Dua Lipa ka dhënë një intervistë për BBC, ku ndër tjera ka folur për emrin e saj i cili vjen nga gjuha shqipe.

Ajo në këtë intervistë u shpreh se gjatë fëmijërisë së saj ka dashur që emri i saj të ishte Hannah, sepse sipas saj ky emër ishte më “normal” dhe më “anglez”.

“Njerëzit më pyesnin për origjinën e emrit tim. Jam shumë krenare për të, por kur isha e re, doja që emri im të ishte Hannah, më “normal” dhe më “anglez””.

Ajo tha se kur ishte e vogël, është ndjerë gjithmonë paksa e përjashtuar nga të tjerët. Por, tashmë duket se Dua i ka kaluar vështirësit që i ka pasur gjatë fëmijërisë dhe po shijon sukseset e saj.

Kujtojmë se së fundmi ajo konfirmoi lidhjen e saj me 41-vjeçarin, Romain Gavras.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *