• |
ide | kryesore

Emërohet zëvendësministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjetikës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Emërohet zëvendësministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjetikës



Këshilli i Ministrave ka marrë sot një sërë vendimesh, ku mes tyre edhe shkarkime dhe emërime në detyrë.

Ami Kozeli është emëruar zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e kësaj të mërkure të zhvilluar nga këshilli i ministrave.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

“Ami Kozeli emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në vendim.



2 Comments

  1. Mireseerdhe ne sektin tone te jaduteve. Sigurisht qe ke manifestuar dhe dhene prova per

    talentin tend hajdutesk se ndryshe nuk do hyje kurre ne radhet tona.

    Megjithate, si rishtar qe je, po ti japim disa keshilla qe ti kesh parasysh ne se do qe te

    behesh anetar me te drejta te plota apo te zgjatesh sa me shume kohen e qendrimit ne

    sekt.

    -Duhet te dish se ke hyre ne ngushticen mes dy perbindeshave,Shilles dhe Karidbes,

    pra ne mes Ligjit dhe Partise. Nese zbaton vetem ligjin , eshte perbindeshi Parti qe te flak si lecke.

    Nese zbaton vetem urdherat e partise qe te joshin te firmosesh fap e fap tendera e kontrata te

    paligjeshme, eshte perbindeshi Ligj qe te kafshon. Pra kujdes , mire me shefin, mire me ligjin.

    -Duhet te vjedhesh gjithemone ne sasi te medha, jo me pak se 20- 30 milion euro qe te

    marresh statusin “peshk i madh” dhe te kesh imunitet nga drjtesia e reformuar.

    -Duhet te dish se vjedhjet behen gjithenje per kupolen e sektit, eshte sekti qe te cakton

    sa dardha do marresh, dhe ne qoftese merr dardha pas kraheve te sektit, te pret perbindshi

    Ligj.

    -Ne se per pakudesine tende kapesh nga perbindeshi Ligj, duhet te dish te zbatosh kodin e

    heshtjes, pra “Omerten” e famshme, perndryshe do heshtesh pergjithemone.

    -Duhet te dish se ndersa vjedhja eshte per sektin pergjegjesia ne rast kapesh nga perbindeshi

    Ligj, eshte gjithemone individuale.

    Kaq per momentin, se pastaj te meson Kuka( Tupani) vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *