• |
ide | kryesore

Julia Fox mbron Drew Barrymore pas deklaratës për mamanë e saj

Paparazzi, Slider



Julia Fox i kupton komentet e diskutueshme të Drew Barrymore për mamanë e saj.

Aktorja e “Never Been Kissed” bëri bujë të hënën kur i tha New York Magazine se “mezi pret” të zbulojë traumën e pashëruar prindërore pasi nëna e saj, Jaid, të ketë vdekuur. Ndërsa shumë njerëz u tmerruan nga fjalët e ashpra të Barrymore, Fox komentoi në postimin e Page Six në Instagram mbi këtë temë duke thënë: “Unë e kuptoj atë. Gjej veten ke deklarata e saj”.

Barrymore, më vonë sqaroi fjalët e saj në një postimm në Instagram: “Kam qenë e pambrojtur dhe jam përpjekur të kuptoj një marrëdhënie shumë të vështirë, të dhimbshme, ndërkohë që pranoj se është e vështirë të bëhet derisa një prind është gjallë,” shpjegoi ajo. “Dhe, për ata prej nesh që duhet ta kuptojnë këtë në kohë reale, nuk mund të presin, pasi nuk mund të presin kohën, jo se prindi ka vdekur.”

Dihet pak për nënën e aktores së “Uncut Gems”, Ann Darwin, por Fox thuhet se u rrit nga gjyshi i saj për vitet e para të jetës së saj përpara se të transferohej në NYC me babanë e saj kur ajo ishte 6 vjeç. Babai i saj, Thomas Fox, dhe vëllai, Christopher, u arrestuan në mars pasi policët bastisën apartamentin e tyre në Manhattan dhe gjetën arme dhe prova të prodhimit të lëndëve narkotike.

Ndërkohë Drew ka një marrëdhënie të komplikuar me nënën e saj, dhe më parë është diskutuar për rritjen nga Jaid, e cila ishte gjithashtu menaxherja e  saj dhe e merrte atë në festa të Hollivudit si fëmijë./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *