• |
ide | kryesore

Krijuesi i “Black Mirror”: Kam përdorur ChatGPT për të shkruar një episod

Paparazzi, Slider



Krijuesi i “Black Mirror”, Charlie Brooker tregoi se ai përdori softuerin e inteligjencës artificiale ChatGPT për të shkruar një episod të serisë së  Netflix – por nuk i bëri përshtypje produkti përfundimtar.

“Kam luajtur pak me ChatGPT,” i tha Brooker Empire në një intervistë të botuar të martën. Seriali britanik, i cili u shfaq në vitin 2011, shpesh eksploron se si përparimi shkencor dhe teknologjik mund të ketë një ndikim negativ në shoqëri.

“Gjëja e parë që bëra ishte të shkruaja ‘generate ‘Black Mirror’ episod’, dhe më doli dicka që, pasi e lexova kuptova që ishte kot,” vazhdoi Brooker. “Ajo thjesht bëri një përmbledhje të episodeve të “Black Mirror”.

Sezoni 6 i “Black Mirror” do të shfaqet premierë më 15 qershor në Netflix. Salma Hayek, Michael Cera, Aaron Paul, Josh Hartnett dhe Kate Mara do të shfaqen këtë sezon, i cili përbëhet nga pesë episode.

Përdorimi i AI në skenarët e Hollivudit është një nga çështjet e ngritura nga anëtarët e Skuadrës së Shkrimtarëve të Amerikës. Ndërkohë, eseja e një nxënësi të shkollës së mesme u bë virale së fundmi pasi mësuesi i tij kuptoi se ishte shkruar nga ChatGPT. Mësuesi publikoi një rresht në veçanti. “Si një model i gjuhës së AI, nuk kam pritshmëri apo opinione personale,” thuhej në ese./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *