• |
ide | kryesore

Kryesia e PD vendosi për zgjedhjet e kryetarit, dorëhiqet Jorida Tabaku

Lajme, Të fundit



Jorida Tabaku ka dhënë në orët e para të mëngjesit të sotëm dorëheqjen si nënkryetare e Partisë Demokratike.

Vendimi i Tabakut ka ardhur pas mbledhjes së tensionuar prej më shumë se 6 orësh në kryesinë e PD-së mbrëmjen e djeshme ku në fund 17 anëtarë votuan për hapjen e menjëhershme të garës dhe mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të partisë në 29 korrik.

Deklarata e Jorida Tabakut

Faleminderit për durim in dhe për pritjen e gjatë. Kryesia e PD mbas një mbedhje 8 orë të gjatë vendosi për të vazhduar përpara me procesin e zgjedhjeve në parti. Kërkesa ime dhe dëshira ka qenë e vetme dhe e thjeshtë, mos nxitohemi dhe t’I japim demokratëve një process të drejtë, real dhe që na nderon.

Të gjithë ishim dakord për faktin që PD duhet të riorganizohet por nuk gjetëm gjuhën e përbashkët për mënyrën se si duhet të riorganizohemi. I kërkova kryesisë të mos marrim vendim të nxituar, çdo vendim i njëanshëm thjesht do të zvogëlojë edhe më shumë partinë tonë dhe nuk do ta zmadhojë atë. Në kushtet që jemi ne nuk kemi luksin të përsërsim të njëjtat gabime!

Pyetja që sot duhet t’i bëjmë vetes është nëse duam një parti të kryetarit apo kryetar për partinë tonë? Ne duhet patjetër të hapim PD, duhet të përpiqemi mos bëjmë procese të njënashme, duhet të përfshijmë këdo.

Me vlerësimet maksimale për deputetët dhe kontributin e tyre, kolegjit të kryetarëve dhe kontributin e tyre dhe të gjithë ato që kanë qëndruar. I premtova anëtarëve të kryesisë që do të qëndroj deri në fund, derisa mund të gjejmë një zgjidhje që i përfshin të gjithë në process. Të mos nxitohemi!

Pas vendimit të kryesisë për të vazhduar procesin zgjedhor, kërkova që të gjejmë një dakordësi për mënyrën si?! Në gjykimin tim veprimet e tilla të njëanshme si në të shkuarën kanë ndikuar në zvogëlimin e PD dhe kanë sjellë në një situatë si kjo e sotmja. Prandaj refuzova të votoj për një vendim që në mendimin tim na dëmnton sot për mënyrën se si po merret dhe në kushtet në të cilat po merret!

Duke pasur parasysh gjithë situatën, vendosa që të tërhiqem edhe nga pozicioni i nënkryetares së PD!



7 Comments

  1. Cfare Tabaku Kryetare !?!Kam punuar ne Bashkine Tirane me te dhe eshte e dashuea e LULZIM BASHES O NJEREZ !

  2. Besoj se nuk eshte ne lartesine qe duhej te ishte ne situaten veteshkataruese qe eshte PD. Beri mire qe dha doreheqjen, PD sot ka nevoje per njerez te qarte se çfare duan e si arrihet. Shpresoj qe PD te zgjedhe nje ekip drejtues qe nuk ka lidhje me grupin e deputeteve te cilet na treguan se nuk jane as mish e as peshk.

  3. Kam mendimin dhe pothuaj sigurinë që Basha do kandidojë dhe fiton me ndihmën e bandave të veta e të Ramës.Pra zgjedhjet do jenë fiktive.Kjo për të vetmen arësye që ai të vazhdojë skenarin e hershm per shkatërrimin e PD.E thjeshtë fare.Ai është kopje e Ramës.Dhe nëse do gjykohet prapë çështja e vulës përsëri gjykata e partisë do t’ja lejë Bashës.Dhe kjo me ndihmën e “mikes”Amerikë!!!

  4. Tregoji çanten Luis Vuiton me leket e varfanjakeve o Tabaku, Tregoji studimet ne USA me leket e lejeve te Rames..Ho mi Tabaku tregoji etj etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *