• |
ide | kryesore

Kush janë tri konkurentët e “Kepit të tundimeve”

Paparazzi, Slider



Kiara Tito ndodhet në Turqi për xhirimet e “Kepit të Tundimeve”, ndërsa ne do t’ju zbulojmë tre emra të rinj që do të jenë pjesë e këtij emisioni.

Burime ekskluzive për “Iconstyle” bëjnë me dije se pjesë e kastit do të jenë edhe këto tre vajza simpatike.

Bëhet fjalë për Livia Brungën, konkurrenten e Për’puthen, Erisa Haxhiun Miss Prishtina 2020 dhe Keisi Medinin, ish-banoren e “BBV2”.

Më herët është zbuluar se ky program do zhvillohet në Turqi e do të moderohet nga Kiara Tito. Disa nga pjesëmarrësit e tjerë do të jenë Ronaldo Sharka, Jori Delli, Gerti Koxhaj dhe Mevlan Shaba.

Pritet që në ditët në vijim të ketë edhe zbulime të tjera për personazhet që do marrin pjesë, si dhe për datën se kur do nisë puntata e parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *