• |
ide | kryesore

Megan Fox dhe reperi rikthehen së bashku

Paparazzi, Slider



Megan Fox dhe Machine Gun Kelly po vazhdojnë të punojnë për lidhjen e tyre. Pas aludimeve për tradhëti, një burim i tha ET se dyshja “janë shumë më mirë”.

“Padyshim që për një sekondë pati shumë dramë mes tyre, por ata kanë punuar për të pasur një komunikim shumë të shëndetshëm. Ata gjithashtu kanë kërkuar terapi, e cila ka ndihmuar në shpëtimin e marrëdhënies së tyre”, thotë burimi. “Ata kanë mësuar se komunikimi është çelësi dhe ndershmëria dhe besimi janë shtyllat kryesore të çdo marrëdhënieje”.

Burimi shton, “MGK ka bërë një përpjekje të madhe dhe po bën gjithçka në fuqinë e tij për të siguruar që marrëdhënia e tyre të jetë në një vend të mirë dhe që Megan të jetë e lumtur”. Sa i përket fejesës së tyre, burimi shtoi se edhe ajo është “një punë në vazhdim”.

“Statusi i fejesës së tyre dhe planifikimi i dasmës është një punë në progres në këtë kohë, por ata të dy janë të sigurt se do të jenë përgjithmonë bashkë”, tregoi insajderi. “Qëllimi i tyre është të kenë një marrëdhënie të lumtur, të sinqertë, të dashur dhe pasionante, për të cilën të dy janë të përkushtuar”. /Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *