• |
ide | kryesore

Nesër ora 10:00, Vangjush Dako para gjykatës për masën e sigurisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vangjush Dako do të dalë nesër para Gjykatës, së bashku me 8 ish-vartësit e tij dhe një biznesmen. Seanca për rivlerësim mase do të zhvillohet të enjten në orën 10:00.

Gjyqtari do të jetë Erjon Bani, i cili firmosi dhe urdhër-arrestet e SPAK-ut. Dako u vetëdorëzua ditën e djeshme në polici, pasi akuzohet prej SPAK-ut për shpërdorim detyre në dy episode, sikurse për akuzën e korrupsionit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Gjithashtu mësohet se hetimi i SPAK për Dakon është shtrirë edhe në verifikimin e pasurisë duke kërkuar verifikime nga institucione të ndryshme.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *