• |
ide | kryesore

Plagosi me thikë bashkëshorten, zbardhet dëshmia e burrit: E godita sepse s’pranonte të punonte

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
burri, maliq, policia, plagosje, deshmia



Zbardhet dëshmia e Aleko Mytrtollarit, i cili plagosi me thikë bashkëshorten e tij në Korçë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti që çifti kishin patur mes tyre. Gruaja u dërgua në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë ditën e djeshme ajo u soll në spitalin e Traumës në Tiranë pasi gjendja e saj shëndetësore u rëndua.

Në dëshminë e tij para hetuesve, Myrtollari tha se konflikti me bashkëshorten e tij, Marjola, ka ndodhur për shkak se kjo e fundit nuk donte të punonte.

Autori pretendon se i ka kërkuar bashkëhsortes të punonte, por ajo nuk pranonte. Kjo sipas tij ka qenë arsyeja e sherrit që përfundoi me plagosjen e 38-vjeçares. Aleko Myrtollari kryente punë sezonale në Gjermani dhe kishte ushtruar dhunë dhe më herët kundrejt bashkëshortes për shkak të përdorimit të alkoolit dhe xhelozisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *