• |
ide | kryesore

Plas prapë në PD/ Basha prodhon çarjen e dytë brenda partisë

Kryesore



Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike të mbajtur me 6 qershor 2023, Kryesia vendosi hapjen e procesit zgjedhor dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetarin e PD me datë 29 korrik 2023.

Vendimi u miratua me 17 vota pro, 2 vota kundër dhe 3 abstenime.

Mbledhja e mbajtur ditën e martë e cila nisi rreth orës 18:00 të pasdite përfundoi pas mesnatës ku është shoqëruar me tensione të larta, me sharje dhe ofendime ndaj deputetëve.

Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati, Dhurata Çupi u larguan nga mbledhja. Gjatë largimit nga mbledhja, deputetët janë sharë dhe ofenduar nga disa militantë që kanë qëndruar jashtë zyrës ku mbahet mbledhja.

Në videon e siguruar nga Lapsi.al është momenti kur mbështetësit e Bashës bëjnë presion në sallën ku po mbahej mbledhja, e gjithashtu nuk kanë munguar as fyerjet ndaj gazetarëve.

Gazetari i Ora News, Isa Myzyraj ishte mbrëmë i pranishëm gjatë tensioneve në mbledhjen e grupit të PD nga mbështetës së Lulzim Bashës.
Në një reagim në rrjetin social Facebook në orët e para të mëngjesit gazetari raportoi se mbështetës të Lulzim Bashës kanë sharë dhe ofenduar edhe gazetarët e pranishëm.


Në mbledhjen e ditës së djeshme, deputetja Jorida Tabaku, në cilësinë e nënkryetares së partisë, refuzoi të drejtën për të drejtuar këtë forcë politike deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

Nga ana tjetër, nuk munguan as dorëheqjen nga kjo forcë politike. Jorida Tabaku ka dhënë në orët e para të mëngjesit të sotëm dorëheqjen si nënkryetare e Partisë Demokratike. Vendimi i Tabakut ka ardhur pas mbledhjes së tensionuar prej më shumë se 6-7 orësh në kryesinë e PD-së mbrëmjen e djeshme.

Nuk kanë munguar as reagimet e deputetëve prezentë në këtë mbledhje, ku në një prononcim për mediat, në orët e para të mëngjesit, Bejko tha se deputetët të cilët braktisën këtë mbledhje , i kanë vënë shkelmin partisë me këtë veprim.

“Nuk e di si do të vazhdojë më tej. Di të them që për 8 orë u diskutua nga të gjithë anëtarët dhe besojmë se gjithsekush dha versionin e tij për mënyrën sesi e ka parë PD deri më sot nga një vit që kur është larguar Basha. Unë i përfshiva të dy propozimet si atë të grupit parlamentar dhe atë të kryesisë, i përputha në një. Nuk u ra dakord për faktin se muaji gusht nuk bëhen dot zgjedhjet në parti. Kur u kërkua që të bëhej votimi, u largua sekretari i përgjithshëm nuk e mora vesh sesi iku, u larguan edhe disa deputetë. Të vish dhe të imponohesh që në rast se propozimi im nuk miratohet unë largohem kjo nuk është mirë për PD. Veprimi që u bë ishte i tillë, nëse nuk merrem parasysh “çohem dhe iki”. Braktisja e mbledhjeve nga ana e deputetëve dhe ndonjë anëtari tjetër ishte i tillë, që në rast se nuk merret parasysh çfarë ne duam çohemi dhe ikëm. Tek pika 5 e propozimit që ka bërë grupi i PD thuhej që nëse nuk do ketë një zgjidhje konsensuale në do ta shkojmë veten jashtë procesit. Edhe ky ishte ultimatum. Ndërkohë Kolegji dhe grupi i kryetareve janë institucione që rekomandojnë, por nuk vendosin. Vendimin e merr Kryesia. Në demokraci është zgjidhur me votë kur nuk ka konsensus. Por ama të vij unë brenda kryesisë, kam një variant dhe varianti im nuk miratohet dhe të çohem dhe të largohem, kjo nuk është demokratike, kjo është thikë pas shpine për PD. Veprimet që i kanë bërë gjithsecili mban përgjegjësi dhe për demokratët sot dhe nesër. Kemi nevojë për mbështetje jo për shkelma.”– tha Bejko.

Jashtë selisë së PD-së zyrtare ishin mbledhur disa persona që nuk kishin lidhje me kryesinë e PD, por mbështetës të Lulzim Bashës, të cilët agravuan edhe situatën mes deputetëve.

Ditën e sotme nuk është njoftuar asnjë mbledhje sa i takon kësaj force politike, por mbetet për t’u parë reagimet e deputetëve prezent.



14 Comments

  1. Po çar PD është ajo.Aty janë mbledhur një tufë me përsona që jetojnë në botë paralele dhe një Bashë që ka mision t’a shkatërrojë atë pak që ka ngelë.Kryetar , është sepse e njeh gjykata , vulën e ka , huliganët i ka ,po u bënë zgjedhje i mer me forcë dhe kështu përmbush planin amerikano majtist& Rama kundër të djathtës e konsolidimit të neodoktaturës rilindase?!!

  2. Ca ka per te care aty?! Ka mbet ndonje gje per te care?!

    Po PD-ja eshte care e shkaperdhyer qe ne 1992-shin.

  3. Dhe sa me shume shkaterrohet PD, aq me shume zyrtare socialiste arrestohen. Edhe 2 te tjere sot. Shpresoje qe PD te vazhdoje keshtu derisa qelia e bere gati te mireprese sulltanin e Surrelit. Pas kesaj dielli do rilinde dhe do hapet rruga per parti, njerez e ide te reja

  4. Hyri shoqja Kim Chinatown, si pyke! Cfare do prisni! Shqiptaret po si gallofi pas koqeve te misrit! Vari trapin me pak fjale!

    Shikoni pak historine, ktheni koken nga vendet e Amerikes Latine. Kaq!

  5. Berisha krijo parti te re sic ndodh ne cdo vend perendimore e mos u merr me Bashen e co ndonese ti ishte sponsori me i madh i tij.

  6. Pse Berisha dhe argatët e tij politiko-mediatikë, mërziten pas çdo arrestimi të zyrtarëve të lartë?Rralla po i vjen Qenit serb te ngordhur qe e nxjerr shetitje Xixa e Qimi i syrit

  7. Basha e ka pergatit planin, behet parti e tret dhe se vendin e Likes, ben king maker. Do I ket ber llogarit edhe pse eshte zero ne matematik. Nuk do jet cudi sikur nje dit te puthet prap me baben.

  8. PARODI

    APOLOGJIA E BERISHËS – NJË OPOZITË E KAPUR DHE E KALBUR

    U blenë zgjedhjet e u masakruan,
    por fajin e kam unë Saliu-thotë Luli,
    u tejfry administrata me militantë,
    kështu Rama dhe kësaj radhe ia nguli!

    PD zyrtare doli për faqe të zezë,
    as 61 kandidatë nuk nxorrën dot,
    n’Tiranë më shumë vota morri A.Qorri,
    e duan ta mbajnë partinë kot më kot.

    Basha s’ka turp e moral aspak,
    edhe pse humbjet iu bënë mullar,
    tani me mbështetjen e rilindjes,
    do të sigurojë prapë vendin si kryetar.

    Del në media sikur po rikthehet,
    ia fut pordhës kot e grin sallatë,
    na thotë përherë gjëra që i dimë,
    por s’bën asgjë, sikur del për gallatë!

    Duket hashiqare që ai është rehat,
    se edhe në opozitë privilegjet i merr,
    kështu do fillojë të bëjë teatër prapë,
    edhe pse nga qulli ai qimen s’nxjerr!

    Vetëm një gjë të bën shumë çudi,
    asnjë fjalë s’po thonë për Lali Erin,
    me siguri që marrin tendera atje,
    po dolën allishverishet humbin nderin!

    Jo vetëm nderin po s’i beson më njeri,
    iu bie gjithë teatri i së keqes së madhe,
    se PD vulës-PS pazaret i bëjnë bashkë,
    kështu tallen me popullin që ka halle!

    Askush nuk do t’ja dijë për hallet e miletit,
    te PD e vulës, ka shumë matrapazë,
    kanë siguruar të ardhmen e familjeve të tyre,
    por për Shqipërinë është kritike kjo fazë.

    Prandaj o militantë, po e shikoni Bashën,
    që do të ritkthehet e të behet kryetar,
    përveçse i ka bërë milionat tashmë,
    me rilindjen ka tërë kohës që bën pazar.

    Mos e lejoni të rimarrë prapë partinë,
    se njësoj tërë kohës do flejë gjumë,
    do pasurohet e do ju presë në besë,
    dhe si përherë Ramës do i hajë mun!

    1. e bukur, po edhe Berisha ashtu si Basha Rames nuk ka ca i ben, pervec militanteve se voton njeri tjeter Berishen. Duhen fytyra te reja. Ne fund te fundit Berisah ka fajin kryesor qe zgjodhi dhe e mbeshteti per 10 vjet Bashen. Tani del e ben sikur se dinte se kush ishte Basha, hipokrizi e madhe kur vet ai ja imponoi fuqishem demokrateve, hoqi qafe dhe Olldashin e ndejr, dhe kjo duket tamam karma e Olldashit.

  9. Pikërisht ata gazetarë e analistë mediatikë që kanë sulmuar PD “e vulës” siç e quajnë PD zyrtare se nuk kanë qënë të aftë që të zgjedhin një kryetar të tyre po kanë një kryetar “të komanduar”, si në aanektodën e Nastradinit për ujin që do ti jepej gomarit, tani që duan ta zgjedhin ndonëse me vonesë kryetarin e tyre.
    Për cilindo shqiptar me një intelekt mesatar, ka qenë e është e kjartë se Basha pat dhënë dorheqjen si një veprim për ta detyruar edhe Berishën që ta bënte këtë veprim.
    Paskan ushtruar “dhunë” disa persona të panjohur kundrejt disa deputetëve që kanë një këmbë tek rithemelimi i Berishës, e një këmbë në PD zyrtare.
    Është transmetuar live në të gjitha televizionet skena e turpëshme ku Z.Berisha në tribunën e parlamentit e shtyu me dhunë me trup e krah Z.Alibeaj për ti rëmbyer mikrofonin.
    Kemi parë të transmetuar live sulmin e dhunshëm “mesjetar” mbi selinë e PD të udhëhequr nga Berisha e “gjeneral” Flamur Noka.
    Edhe në rastin e vrasjes së Azem Hajdarit në vitin 1998, nuk pamë që militantë të PD të silleshin me të tillë dhunë kundër vrasësve të Azemit.
    Jam plotësisht i bindur që shpallja non grata nga SHBA e Britania për Berishën, është një intrigë e kurdisur nga Rama e këtë e vërtetoi edhe skandali me aferën e Ramës me McKonigal kundër Bashës.
    Po aq sa jam i bindur sa që të tre liderët më të vjetër politikë në Shqipërinë “demokratike”, Berisha, Meta e Rama, i japin vetes edhe me deklarata publike si persona të pazevëndësueshëm.
    I kemi dëgjuar që të tre që të flasin hapur vetëm në vetën e parë, unë, unë unë e asnjëherë ne siç kishte kujdesin me hipokrizi diktatori Enver për të mbuluar kultin e tij.
    Kam dëgjuar e lexuar nga disa mender me thënë “anal-istë” të akuzojnë Bashën se nuk ka paraqitur asnjëherë ndonjë projekt politik të tij.
    Aspak e vërtetë.
    Edhe ai , ndoshta edhe nga influenca e ish shefit apo për tu shkëputur nga ndikimi i tij, filloi që të përdorë fjalën “unë” ama në kërkesat e tij të publikuara për të reformuar politikën shqiptare, është i pari politikan që doli me kërkesën e zgjedhjeve në parti, një antar një votë, me listën e hapur të zgjedhësve e më kryesorja me kërkesën që me ligj të vendoset që një kryeministër në Shqipërinë me demokraci infantile , të mos zgjidhet më shumë se dy mandate.
    Gabimi më i madh i Bashës në udhëheqjen e opozitës, ishte besimi i plotë i tij në mbështetjen e perëndimit , bazuar edhe në deklaratat e liderëve ndërkombëtarë apo ambasadorëve të tyre, duke mos vlerësuar që në dipllomacinë e gjeopolitikës edhe të demokracive perëndimore, dominon real politika.
    Sjembulli më i kjartë e më domethënës i kësaj realpolitike, është situata e sotme gjeopolitike.
    Duke u kujdesur që konflikti i madh i luftës në Ukrainë të mos përhapet edhe në gadishullin tonë të cilësuar si një “fuçi baroti”, dipllomacia perëndimore po kujdeset që të afrojë e “të bëjë për vete” ish ministrin e propogandës së Millosheviçit, Vuçiçin, e të quajë aleat Ramën të cilin e ka kritikuar vazhdimisht për qeverisje të korruptuar, vetëm duke e parë ate më afër Serbisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *