• |
ide | kryesore

Presione nga mbështetës të Bashës/ Bardhi: Kolegët të distancohen nga dhuna

Lajme, Të fundit



Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar përmes një deklarate për dhunën verbale e shantazhin ndaj deputetëve të PD. Nëpërmjet kësaj komunikate, Bardhi u shpreh se dënon aktet e dhunës dhe se ajo nuk është zgjidhje për problemet me të cilat po përballen demokratët,

Kujtojmë se gjatë largimit nga mbledhja, deputetët janë sharë dhe ofenduar nga disa militantë që kanë qëndruar jashtë zyrës ku mbahet mbledhja.

“Dhuna verbale, presioni dhe shantazhi kundër deputetëve të PD që mendojnë ndryshe nuk janë mjete politike. Kjo sjellje prej grupimi paramilitar hedh në erë bashkëjetesën brenda kësaj force politike dhe dërrmon në mënyrë përfundimtare besimin e qytetarëve tek PD.

Duke dënuar me forcë aktet e dhunës kundër deputetëve të PD, anëtarëve të Kryesisë dhe gazetarëve, u kërkoj secilit kolegë të distancohen publikisht prej tyre. Përmes dhunës, presionit dhe shantazhit nuk ndërtohet asgjë afatgjatë, në interes të demokratëve dhe të Shqipërisë”- thuhet në reagimin e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *