• |
ide | kryesore

Sheiku Al-Thani gati të bëjë çmenduri për Manchester United: 5,8 miliard euro për blerjen e klubit

-Instant, Sport
Al-Thani



Shitja e Manchester United mund të regjistrojë një hap vendimtar këtë javë. Sheiku Jassim bin Hamad Al-Thani, në garë me Ineos për blerjen e Red Devils, dërgoi një ofertë të pestë dhe të fundit në fillim të javës. Kjo është raportuar nga L’Equipe. Shifra e vendosur në tavolinë për klubin e famshëm anglez shkon në gati 5.8 miliardë euro. Sidoqoftë nuk mbaron me aq, sepse shifrës duhet t’i shtohen 1 miliardë euro të injektuara në arkën dhe infrastrukturën e klubit. Oferta ka të bëjë me blerjen e të gjithë aksioneve në klub, aktualisht në pronësi të familjes Glazer. Sipas burimeve pranë kandidaturës katariote, sheiku Al-Thani nuk do të shtyhet përtej kësaj oferte të fundit.

Al-Thani me këtë ofertë të pestë e ka shprehur të gjithë vullnetin për të blerë klubin e United. Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, sheiku i ka vënë Glazer një afat 2 ditor. Deri të premten mund të negociohet në lidhje me kushtet e shitjes, por familja Glazer duhet të japë një përgjigje. Në garë me Jim Ratcliff, kjo ofertë e Al-Thani duhet të likuidojë çdo konkurrencë.

Lexo më tej:Ofertë e përbindshme për Manchester United: kush është Jassim Bin Hamad Al Thani

Nëse nga klubi nuk ka një përgjigje përfundimtare deri të premten, atëherë gjërat do të ndryshojnë. Oferta do të mbetet e njëjta 5.8 miliardë euro por sheiku nuk do të pranojë më negocime me drejtuesit aktualë. Do të pranojë vetëm përgjigje për po ose jo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *