• |
ide | kryesore

Shpërthimi i digës, Zelensky: Bombë mjedisore

Lajme, Planet



Presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky, e quajti shkatërrimin e digës në lumin Dnieper, afër Khersonit, në Ukrainën jugore, “një ekocid” dhe “një bombë e shkatërrimit masiv të mjedisit”. Ai konfirmoi se Kievi tashmë e ka denoncuar Rusinë për këtë veprim para drejtësisë ndërkombëtare.

Ndër të tjera, shkatërrimi i hidrocentralit bëri që të paktën 150 tonë vaj hidraulik të derdheshin në lumë dhe sipas autoriteteve ukrainase, ndotësi zbret “me shpejtësi të madhe” përmes rrjedhës së lumit drejt Detit të Zi.

Qindra mijëra njerëz kanë mbetur pa akses në ujë të pijshëm nga shpërthimi i digës Kakhovka, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Ai deklaroi se të paktën “dhjetëra mijëra” njerëz janë ende të bllokuar në zonë.

“Terroristët rusë kanë vërtetuar edhe një herë se janë një kërcënim për çdo gjë të gjallë”, shtoi ai. Kievi dhe Moska kanë akuzuar njëri-tjetrin për hedhjen në erë të digës.



2 Comments

  1. cdo e keqe e vogel qe zhvcillohet nese sndalet behet pervoj rregull dhe perhapet si dallget e detit qe ska gje qe e ndal duke marr perpara gjithcka e keqa e madhe e njeriut eshte egoja per pushtet para qe smbushet me asgje dhe nese nuk disiplinohet frenohet ndalet padrejtesija do quhet interes dhe interesi per dicka do quhet i drejt kurse e drejta do quhet padrejtesi vlerat antivler dhe gjitha te keqijat i sjell kjo ego edhe per vet ato qe kan angazhime te tilla ku ilaci sherus ka angazhim ne dobi pendim pastrim shpirti me vepra te mira largim nga padrejtesija

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *