• |
ide | kryesore

Sulmi ndaj deputetë të PD/ Berisha: E bënë gangsterë dhe rrugaçë, skenar i Edi Ramës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot për mbledhjen e tensionuar në kryesinë e PD-së ku deputetët dhe gazetarët u fyen dhe kërcënuan nga një grup militantësh që i prisnin jashtë godinës ku mbahej mbledhja.

“Dënoj me forcën më të madhe gangsterët që kanë kërcënuar gazetarët të cilët kanë ndjekur gjithë natën një takim ku ka pasur deputetë dhe jo deputetë dhe në vend që të falënderohen për sakrificën e tyre, gazetarët janë përballur me sharje, me kërcënime rrugaçësh për fajin e vetëm se po bënin me sakrifica të vërteta detyrën e tyre. 

Nuk jam që tu sugjeroj cilin lajm do të ndjekin, por ata në asnjë rrethanë as nuk mund të fyheshin, as nuk mund të kërcënoheshin. Ata që mendojnë se do mbyllin problemet duket fyer dhe kërcënuar gazetarët janë gangsterë, rrugaçë. Po kështu dënoj kërcënimet që u janë bërë deputetëve, akte këto të një politike dhune të turpshme që ka në origjinë skenarët e Edi Ramës”, tha Berisha.



15 Comments

  1. Paralajmerimi I njemijte I Berishes per Ramen! Ku jemi? po aty ..Rri urte o bero se nuk je per gje dhe ti.

  2. Akoma me Berishen, ai i lejon vetes te beje gjithcka, te tjetersoje pronen, te lejoje fajdet, te lejoje 97, te shkaterroi territorin me ndertimet pa leja, te shpike legalizimet, te shkaterroje ushtrine, te beje ekonomi kjoskash , te beje Gerdecin 21 janarin etjetjetj…. dhe te sulmoje ne menyre makabre seline e PD si turqit kalane e Skenderbeut.

  3. Po barbaret qe sulmuan dhe dhunuan PD jane herojte e Berishes, keto qe gjoja paskan fyer verbalisht njerezit e blere nga Berisha qenkan rrugacet e Bashes. Turpi nuk eshte i Berishes por i mediave te blera prej tij dhe ato te Rames qe percjellin te tilla mesazhe non gratash.

  4. Pse Berisha dhe argatët e tij politiko-mediatikë, mërziten pas çdo arrestimi të zyrtarëve të lartë?kush i pergjigjet kesaj pyetj fiton tre byreqe me mish falas,ky ne 8 janar e sulmoje pd me arme

  5. hahaha, o ca gallate, o Sale po pse ben si prostitut e virgjer. Harrove ca bere vet me te njejtit njerez? Sikur ste pan te gjith me ze e me figur se ca bere pikerisht me keta qe ishin ketu. Salikja mendon qe njerezit jan komplet loqe, eshte kareps Salikja nga mosha e fantazmat e te vrareve qe e ndjekin e mendon se jan kara dhe shqiptaret. Nejse, nuk e ka me shqiptaret, e ka si zakonisht pije energjike per dumbabistat e vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *