• |
ide | kryesore

Thellohet përçarja me Bashën/ Bardhi: Nuk më bën dot lolo askush

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Bardhi



Gazment Bardhi, kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së së vulës ka komentuar tensionet gjatë mbledhjes së kryesisë mbrëmjen e së martës. Ai tha se disa kolegë të tij janë ndaluar në dalje të zyrave të partisë nga një grupim personash. Mes tyre, ai tha se kishte arritur të identifikojë edhe një ish-drejtor të Bashkisë së Tiranës.

“Dua të shpjegoj se ka pasur disa lajme të pavërteta, në pjesën e zonjave dhe zotërinjve që kanë qenë jashtë mbledhjes, kanë qenë edhe kryetarë degësh dhe asnjëri prej tyre, sikurse më raporton secili prej kolegëve, nuk ka ushtruar asnjë dhunë verbale ndaj deputetëve apo anëtarëve të kryesisë.

Nuk ka pasur dhunë fizike, por vetëm fyerje dhe sharje për t’i imponuar qëndrimin. Ka qenë një grup i vogël individësh, të cilët unë nuk i njoh, kam evidentuar mes tyre vetëm një ish-drejtor në Bashkinë e Tiranës, por të tjerët nuk i njoh, por dua të sqaroj që ka qenë një grup i vogël prej këtij grupi që ishte në hollin e selisë që kanë ushtruar dhunë verbale, shantazh, por deri edhe në kërcënime.

Dhe këtë e kam konsideruar si një sjellje prej grupi paramilitar. Ne jemi Partia Demokratike e Shqipërisë, që lirinë e mendimit e ka në themel dhe një nga parimet kyçe të statutit të saj” – tha Bardhi në një intervistë në A2 CNN që ka thelluar më tej përçarjen me Lulzim Bashën.

Vendimi i miratuar nga Kryesia për zgjedhjen e kryetarit të ri brenda 29 korrikut që u mbrojt nga grupi i Bashës, sipas tij është antistatutor dhe nuk mund të zbatohet.

“Së pari është një proces antistatutor, sepse kush e gëzon të drejtën e votës e përcakton statuti i partisë, dhe nëse një anëtar ka ndryshuar parti, pra që është dhe pretendimi që në këto momente ka lëvizje anëtarësie brenda PD, janë kryesitë e degëve ato që mblidhen për të marrë masa disiplinore. Ky nuk mund të jetë vullnet subjekti i një individi.

Në 71 degë të PD vetëm 29 prej tyre kanë kryetar të zgjedhur, 5 kanë kryetar të komanduar dhe pjesa tjetër ka pika kontakti të organizimit të partisë për fushatën, dhe nuk mund të ushtrojnë detyrën e kryetarit të degës.

Arsyeja e dytë ka të bëjë me komisionin zgjedhor. Nëse ne ecim me komisionin që është në fuqi, mund të shohim që pjesa më e madhe e tyre janë larguar nga Partia Demokratike zyrtare, dhe janë rreshtuar krah Berishës. Nëse zbatohet sot statuti, zgjedhjet do t’i menaxhojë një komision që kontrollohet nga Berisha. Përpara këtyre rrethanave, procesi do të bie ndesh me statutin”, tha Gazment Bardhi.

“Askush as nuk më imponohet e as nuk më kthen dot në një lolo të interesave të ngushta personale. Dje ka ndodhur mbledhja, po zbardhet vendimi, nuk jam njohur me një vendim të zbardhur dhe nuk kam qenë prezent kur është votuar, sapo të njohëm, do të ndërmarrë të gjitha hapat” – tha Bardhi. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. Bardhi do ta coi misionin e percarjes deri ne fund si devotshmeri dhe besnikeri ndaj Berishes. Ne tsemes le te shkoje.

      1. pall kari je ti dumbabist loqe qe deri dje shaje Bardhin e sot shan te jeret per Bardhin. Bythqir amorf pa tru.

  2. KAPOSHI ME NJE THELE, kerkojne te kendojne, po ket te vules, nuk jane as te pules.Akoma ky grup politik parlamantaresh e quajne veten parti, se pushteti me pa drejtesi i jep fuqi, kerkojne te mashtrojne demokratet, e ti percajne me rrugen qe ka zgjedhur bishti i Kimetes, BashaAlibej. Deshtaku iluministi Basha, akoma ne refren flet per politike te vjeter. Po ate te rene, ky si e zbatonte vete kur ish, dhe eshte me emer kryetari gjoja i PDse, sa vepronte me statut, si i zbatonte rregullat. Asnji. Zgjidhte e shkarkonte ke deshte,me mareveshje te fshehta sabotontePDne, blindonte seline nga demokratet kundershtare, merrte udhezime fshehtas e organizonte puce me silenciator me ambasadorenkimete, Percante nga dita ne dite PD,e sulmet e zullumet per nente vjet nuk mundi ti eliminoi por i ntrashi nga dita ne dite.Dhe ja, se fundemi e treguan vehten ne zgjedhjet lokale, tradhtia, pa besia e grupit Basha ku i coi ata te paret e pastaj Partine reale PDne e shumices absolute. Sot ky mini , apo pupula t e kaposhit na shiten kaposh, por pa nji grosh politike njerezor.Percaria nuk ka te mire nder vehte, po indicietBasha jane per dobesimin e PDse, kurajimin e sektit qeveritar, eliminimin e opozitarizmit opozitar me te madhin. Por nuk do e arrijne, mbasi xemokratet qe kane sakrifikuar per demokraci, liri, do te bashkohen edhe me shume per te luftuar ndaj qeverise tradhetare, por dhe percaresve renda gjirit saj. Kush eshte demokrat me parimet e veprimet e statutitte saj, foltores, bujrum te ballafa qohet me shumicen e demokrateve e te votohet, rruge tjeter nuk ka,,,shumica fito, meBashiste, tradheto. ZGJIDH E MERR..

    1. Per inat te Dr Berishes….
      I bejne gojore tul balle plendesit te rrajces… ramutit dhe kujtdo qe u premton ndonje kacidhe.
      Gojesperme te degjeneruare. Lulebejko alibajge e tjera buche te zgjebosura.

    2. shumica e demokrateve po perdoren si mish per top per Saliken, per hallin personal te Salikes. Ku revolucioni, e hoqi Ramen? Doli me deshtak se Luli dhe po mbrohet me te njejtat alibi te Lulit. i njejti refren. Dhe hiqe fjalen demokrat se shumica nuk jan demokrat, as nuk e kan iden e termit demokraci, jan berishist, nje specie neo-enveriste. Aty pas bythes se liderit, as nuk kan ide programe apo ideale, kan urrejtje e ushqyer prej liderit dhe frustrim te akumuluar qe vetem do shtohet sa te jet Salikja verdall se shancet per pushtet jan komplet zero. Mir berishistet qe e votojn, po kush tjeter do ta votoj? Rama do vazhdoj te marri te njejtat vota e me to do fitoj akoma me shum pushtet sepse pervec berishisteve njerezit e tjer nuk e votojn as Saliken po as Ramen. Kapeni me votusit ndrkoh qe u servirni vutuesve gjell te ndenjura si puna e Salikes, habiteni pse nuk i duan shqiptaret keta dy personazhe komplet te konsumuara. Hani bar pra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *