• |
ide | kryesore

Video/ Bowen çon në ekstazë West Ham: dorëzohet në të 90′ Fiorentina, Hammers fitojnë Conference League

-Instant, F1, Sport, Video
West Ham



West Ham mposhti 2-1 Fiorentinën në finalen e Conference League në Pragë dhe ngriti kupën në qiell. Zhgënjimi i dytë për skuadrën e drejtuar nga Vincenzo Italiano, pas eliminimit në finalen e Kupës së Italisë. Italianët duhet të dorëzohen edhe ndaj Hammers, që i kthehen sukseseve në Europë pas 24 vitesh. Goli i Bowen në minutën e 90′ e çoi Fiorentinën në ferr dhe anglezët në parajsë. Bonaventura (67′) kishte barazuar për momentin rezultatin, pas epërsisë së Benrahma me penallti (62′), por befasia erdhi në fund.

Nga Twente në West Ham, nga 18 gushti 2022 deri më 7 qershor 2023, duke kaluar nëpërmjet Riga, Basaksehir, Hearts, Braga, Sivasspor dhe Basel. Një rrugëtim 10-mujor, 17 ndeshje për të ndjekur një ëndërr. E cila fatkeqësisht për italianët përfundoi pak centimetra nga finishi. Një gol i Bowen në fillimin e minutave shtesë i dërgoi toskanët në ferr.

Lexo më tej: Video/ Sevilla, mrekullia e 7 në Europa League vjen me penallti: Mancini ‘djeg’ Romën, autogol e penallti e gabuar

Një kundërsulm vetëtimë, nga ata që i lënduan në shpirt të besuarit e Vincenzo Italiano. Fiorentina ishte gati për sulmet e fundit për të shmangur kohën shtesë, dhe që të çekuilibruar, pësuan befasinë. Ata që festojnë janë anglezët e Moyes, futbolli i të cilëve ishte çdo gjë tjetër veçse imponues në Pragë. West Ham u tregua i aftë të përfituar nga lapsuset e Fiorentinës, që duket se i bëri keq vetes: fillimisht me penalltinë dhe më pas me shumë hapësirë për anglezët në minutën e ’90. E 24 vjet më vonë West Ham sjell një trofe në shtëpi, me Fiorentinën sërish me gojë të tharë dhe shumë hidhërim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *