• |
ide | kryesore

VIDEO/ Militantët e Bashës përplasen me deputetët

Lajme, Të fundit



Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike ku u vendos për hapjen e garës së menjëhershme për kryetar është shoqëruar me tensione të shumta, përplasje, dhunë verbalë dhe gati edhe dhunë fizike në sallën ku ajo u mbajt.

Në videon që ka siguruar Lapsi.al shihet përplasjet e shumta që kanë ndodhur gjatë orëve të vona të natës mes mbështetësve të Bashës dhe deputetëve.

Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Bledion Nallbati dhe Helidon Bushati pasi u larguan nga mbledhja u ndalën në murin e Kryesisë së Kuvendit nga mbështetësit e Bashës që përgjatë gjithë mbledhjes kanë ushtruar presion duke hapur herë pas here derën e sallës ku po mbahej mbledhja dhe kanë lëshuar ofendime ndaj anëtarëve të Kryesisë që janë kundër hapjes së procesit për garën e kryetarit.



6 Comments

  1. Kot nuk zgjedhin shoqen Yuri kryetare de jure!!!

    Ajo eshte ne balle te luftes kunder korrupsionit

  2. O njerëz mblidhni mendjen
    Keni marrë 500 e ca mijë vota
    Pse merrwni me keta krimba
    I shtoni një shkronjë mbrapa emrit të pd
    Dhe ndani muhabetin
    Po patët b ta ndiqni saliun dhe në atë grup të madh te beni i zgjedhje për një kryetar të ri .
    Ça bashkimi do beni me keta zgjyrrsa ju
    Si ka mundësi që një grup kaq i vogël tju imponohet .
    Keni frikë. Amerika nuk ha njerëz
    Ndoshta të rrini gjate në opozite po rrini me dinjitet.
    Kam thene disa kohe me pare 6 muaj para votimeve se opozita e ngre qepenin me 300.mije vota mangut
    Po ju them se ps ka fillu fushatën e 2025
    dje.
    Aprovoi ligjin për dhenien e kredisë së bute per administratën.Pra do shpërblejë për këtë qe fitoi dhe do ti përdorë sh mire per tjetrën.do blejnë shtëpi rehat me parat që shqiptarët kanë fut në banka

    1. o naro po pse ty te ngeli me dhon ide , se ata te pd rithemelimit jane rrota kari i di ti? ka ca klecka, sidosm ne lidhje me kqz dhe balancimin e institucionit, prandaj jan tu prit.

  3. Një tufë batakçijsh janë.Si mund të quhen demokratë.Cdo ditë vërtetohet se ata janë veçse një grup që më ndihmën e Ramës me forcë e në luftë midis tyre duan të jenë në krye të një partie shtojcë e PS.Nuk kan ideale dhe i vetmi qëllim i tyre është si të përfitojnë sa më shumë nga Rama.Por fajin e kanë ata deputetë që nuk kuptojnë qëllimet dashakeqe të këtyre batakçijve!!!

    1. Jo jo un nuk jap men
      Po u bëtë gazi i botës
      Jeni mbledh demokratë komunistë spiunë sigurumsa me nji vend e spo i jepni rruge .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *