• |
ide | kryesore

Vrasja horror e 22-vjeçares shqiptare në Spanjë, nga shpërbërja e trupit tek murosja

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjenden eshtrat e 22-vjeçares shqiptare të vrarë nga ish-partneri i saj. Pas rreth 9 vitesh nga vrasja e shqiptares Sibora Gegani në vitin 2014 në Spanjë, autoritetet kanë arritur të gjejnë eshtrat e saj.

Mediat spanjolle shkruajnë se eshtrat e Geganit u gjetën në banesën ku ajo ka pas jetuar bashkë me ish-të dashurin e saj, Marco Remeo, i cili është edhe vrasësi i saj.

Autori ka dëshmuar se e kishte murosur në murin e banesës. Sakaq ka rrëfyer se ka përdorur acid për të shpërbërë trupin e saj.

Pas rrëfimit te autorit, autoritetet spanjolle kanë gjetur eshtrat e shqiptares në një qese plastike brenda murit të banesës ku ata jetonin bashkë. Eshtrat e gjetura janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Malaga për të konfirmuar se i përkasin të resë së zhdukur përmes analizave të ADN-së.

Sibora Gagani u shpërngul në një banesë me italianin në Costa del Sol në vitin 2011 dhe u zhduk më 7 korrik 2014. Në atë kohë, Gagani ishte 22 vjeç dhe punonte si kameriere në qytetin Costa del Sol.



6 Comments

  1. Costa del Sol eshte nje pjese e bregdetit jugor te Spanjes qe perfshin disa qytete. Costa del Sol nuk eshte qytet. Sa per informacíon.

  2. Prepare to be tortured: – the price you will pay for dating a narcissist
    by A B Jamieson (Author)

    LEXONI KETE LIBER QE TE MOS PERFUNDONI TE TORTURUARA APO MADJE TE VDEKURA MI GOCA DHE GRA

  3. Prepare to be tortured: – the price you will pay for dating a narcissist
    by A B Jamieson (Author)

    LEXONI KETE LIBER QE TE MOS PERFUNDONI TE TORTURUARA APO MADJE TE VDEKURA MI GOCA DHE GRA !!!!!!

    1. Unë them që s’kanë nevojë të lexojnë atë libër por të dëgjojnë më shumë prindërit kur të thonë mos. Sepse për fat të keq kjo vajzë nuk i dëgjoi këshillat e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *