• |
ide | kryesore

Zyrtare, dorëhiqet Colella: italiani detyrohet të ikë, pasi u shpall kampion

-Instant, F1, Sport, Video
Colella



Fitoi titullin, detyrohet të largohet. Një histori e çuditshme ajo me Giovanni Colella dhe Partizanit. Pas një sezoni me shumë luhatje, por në të cilin drejtuesit i dhanë gjithnjë besim, italiani u shkarkua pasi u shpall kampion. Colella është dorëhequr sipas komunikatës për shtyp të Partizanit, por në fakt tekniku është detyruar ta bëjë. Pas shkarkimit të drejtorit sportiv Elton Marini, tekniku e kuptoi se nuk kishte më asnjë që ta mbronte brenda klubit.

Italiani i qendroi edhe stuhive të forta, sidomos në janar kur humbi 10 pikë në 5 ndeshje ndaj Tiranës. Barrierë para tij ishte gjithnjë drejtori Marini, njeriu që kishte insistuar t’i jepte pankinën e famshme, ish-teknikut të Apolonisë. Gabimet e bëra gjatë rrugës, sidomos zëvendësimet në derbin titull, të barazuar më pas 1-1 me Tiranën, kanë peshuar. Colella asnjëherë nuk arriti të ketë një formacion fiks dhe e hutoi skuadrën, pavarësisht titullit të vendosur nga ajo penallti ndaj Bylis që ndaloi Tiranën.

Lexo më tej: Kampion e 1.6 milionë euro nga shitjet në një vit, por shkarkohet: Partizani i jep duart Elton Marinit

Vendimi ishte në ajër prej disa ditësh. Të kuqtë kanë nisur sondazhet për timonierin e ri. Përflitet shumë pista kroate, ku i përzgjedhuri duket të jetë Tomislav Stepic. 43 vjecari ka drejtuar ekipin e Riga në Letoni, por nuk është i vetmi në listën e presidentit Demi.

𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄

Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Giovanni Colella, i cili sot i ka prezantuar dorëheqjen e parevokueshme presidentit Demi. Trajneri largohet nga Partizani pas nje viti të suksesshëm ku arriti së bashku me skuadrën objektivin madhor, titullin KAMPION… Falenderojmë për kontributin “mister” Colella-n, që largohet nga Shqipëria si trajneri KAMPION, dhe i bëjmë me dije se dera e Partizanit do mbetet e hapur për bashkëpunime të tjera në të ardhmen. GRAZIE MISTER Ti mbetesh njëri prej nesh… P.M.T.P



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *