• |
ide | kryesore

Albin Kurti për Asocacionin: Jo tekste alternative

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
albin kurti, asociacioni, serbia, propozimi, edi rama, kosova



Edhe pse nuk iu referua konkretisht propozimit të kryeministrit Rama, Albin Kurti deklaroi gjatë seancës në kuvendin e Kosovës këtë të enjte se për çështjen e asociacionit nuk mund të pranohen tekste alternative nëse palët nuk dakordësohen parimisht.

Ai tha se draft-vizionin e tij për këtë çështje e ka prezantuar tashmë para ndërkombëtarëve më 2 maj. Kurti tha sot se vizionin e tij për draft statutin e Asociacionit mund ta thelloj kur të ketë pajtueshmëri në parim më shtyllat që ai ka prezantuar.

Ai deklaroi se nuk mund të shkruajë tekste alternative pa u pajtuar njëherë në parim.

“Unë kam prezantuar me 2 maj draft – vizionin. Unë këtë mund të thellojë (vizionin për statutin e Asociacionit), por thellimi i kësaj nënkupton pajtueshmëri në parim. Pra, kur të pajtohemi në parim, përfshirë edhe ato shtyllat që unë i kam thënë në Ohër, atëherë lirisht mund të thellojmë tekstin.

Por, nuk mund të shkruajmë tekste alternative ndërmjet të cilëve mund të gjendet një mesatare aritmetikore pa u pajtuar njëherë në parim”- tha ai.

Gjatë seancës së mbajtur në Kuvendin shtoi se draft vizionin e propozuar nga ai në takimin e 2 majit u refuzua nga Brukseli.

“Rrjedhimisht unë kam propozuar një draft vizion për të zbatuar nenin shtatë të marrëveshjes bazike dhe në lidhje me nenin 10, për të cilin nuk kam pranuar së pari aprovimin e palës tjetër dhe më pas edhe të Brukselit zyrtar, i cili vazhdon të konsiderojë këtë çështje të hapur”- deklaroi kryeministri.

Sipas tij, tash e tutje mund të diskutohet në kuadër të dialogut të Brukselit për zbatimin e nenit shtatë të marrëveshjes sipas vizionit të tij të prezantuar në Bruksel, i cili siç tha ai “prezanton shkronjën dhe frymën e Kushtetutës së Republikës sonë, konsensusin trans-atlantik të vlerave demokratike dhe liberal”.



9 Comments

  1. ” nuk mund të kete tekste alternative pa u pajtuar njëherë në parim ” ???
    Po ku e di ti nese ai teksti ‘alternativ’ qe propozoi Rama sot nuk pajtohet me parimet qe ke propozuar ti ne 2 Maj ?
    Ti se ke lexuar akoma ?
    Pse te flet goja para mendjes o Albin ?
    Apo thjesht qe “varka e shpetimit” te erdhi nga Rama ?

    1. Po c ´pune ka Rama me Kosoven, or bir, mire qe nuk ndreq pune se nuk e pyt njeri, por per te ushqyer egon qe ka i ve shkopinj nen rrota Kosoves dhe kosovareve.

      Neveri per kete delirant dhe pa asnje dyshim antishqiptar i terbuar.

    2. Po c ´pune ka Rama me Kosoven, mire qe nuk ndreq pune se nuk e pyet njeri, por kjo kerme politike kerkon t´iu veje shkopinj nen rrota kosovareve.

      Neveri per kete delirant. Kosova duhet tía mbylle gojen prerazi.

  2. Albin leri karlliqet dhe beju realist nqs vertet e do Kosoven. Leri fjalimet e medhaja se nuk pin uj. A e kupton qe po te mos kishte nderhyr KFOR sot do sihim ne luft? Do te besh luft? Nuk ka ku shkon Kosova pa aleatet dhe pa USA. Kjo duket papjekuri ne menaxhimin e politikave te jashtme, por eshte papjekuri shum e rrezikshme.

  3. Fugshkerdhyerit e ramës përpiqën për suflakin e ditës, ose ngordhin për bukë

    Albin rezisto se vuçiç me ramën janë e shkuara, as njeri as tjetri nuk kan ça ofrojnë thjesht përpiqen të mbijetojnë mandatit të fundit. Është lodh europa me kta të dy e janë tu dal nga skena.
    U ka mbet pak kohë por e kanë një pisllik kurth oara se te ngordhin politikisht. Duro se skan ça bëjn më nesër

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *