• |
ide | kryesore

Ancelotti pozicionohet në anën e ish-drejtorit Maldini: “Cardinale i tregoi mungesë respekti historisë”

-Instant, Sport
Ancelotti



Ndarja mes Paolo Maldini dhe Milan dhe njoftimi i vakët për shtyp që zyrtarizoi lamtumirën kanë tronditur tifozët kuqezi. E mes tyre edhe një tifoz të veçantë si Carlo Ancelotti, i cili fitoi gjithçka në pankinën e Djallit: “Në Madrid mësova se historia e një klubi duhet respektuar gjithmonë – deklaroi ai në një intervistë për Il Giornale -. Këtu Di Stefano, Amancio, Gento, Puskas janë ende vlera ekskluzive ndaj të cilave ne kemi nderim. Për të ruajtur historinë në nivele të larta, duhet të mbrohet memorja e të kaluarës. Ajo që ndodhi me Maldini tregon mungesën e kulturës historike, të respektit për traditën e Milan. Nëse është e vërtetë që historia nuk fiton, është gjithashtu e vërtetë që historia mëson se si të fitosh”. Pastaj thumbimi ndaj Cardinale: “Klubet e futbollit që mendojnë se bëjnë biznes mbi frymën sportive janë të dënuara të dështojnë”.

Jo vetëm Milan, Ancelotti ka folur edhe për të ardhmen dhe mundësinë për t’u bërë trajneri i ri i Brazilit: “Jam mirë në Madrid, kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Florentino Perez. Jeta këtu është magjike. Unë nuk heq dorë dhe pastaj është vërtet e vështirë të gjesh diçka më të mirë se Real”.

Lexo më tej: Milan, e bujshme prapaskena e CorSport: Maldini donte të sillte Andrea Pirlo në vend të Pioli

Pas çështjes Vinicius, Ancelotti foli edhe për racizmin: “Nuk mund të pranoj që stadiumi është bërë ambienti më armiqësor. Nuk mund ta pranoj këtë klimë urrejtjeje, për lëkurën, për fenë, për përkatësinë etnike të një futbollisti apo trajneri. Në katër vitet që kam jetuar në Angli nuk kam kujtime për ofendime ndaj personit, fishkëllima po, edhe kore madje. Por asnjëherë sulm personal. Urrejtja duhet luftuar, do të jetë një proces i gjatë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *