• |
ide | kryesore

Berisha: Propozimi i Ramës për Kosovën u shkrua në Beograd!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha thotë se propozimi i Ramës për asosacionin e serbëve në veri të Kosovës u shkrua në Beograd. Berisha e quan Ramën “argat të Vuçiçit” dhe propozimin e tij e konsideron një ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Kosovës në emër të Beogradit.

“Argati i Vuçiçit, në detyrim ekstrem, shpalosi veten si një vasal i shpifur i doktrinarit dhe njërit prej autorëve të gjenocidit serb në Bosnje dhe Kosovë, njeriut që me politikën e tij etno-nacionaliste, politikën e tij të Serbisë së Madhe, është faktor destabilizimi kryesor në Ballkan, dhe pas Putinit të Madh edhe në Europë, Aleksandër Vuçiç.

Sot, Edi Rama me detyrim doli dhe informoi shqiptarët se ka hartuar dhe dorëzuar tekstin e marrëveshjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Natyrisht vetëkuptohet se teksti është shkruar në Beograd dhe pastaj rishkruar në Tiranë.

Ky akt përbën një ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Kosovës në emër të Beogradit, përbën aktin më të shëmtuar në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve, përbën një akt që nxit dhe nuk qetëson konfliktin, përbën një akt kur Edi Rama përpiqet të zgjidhë problemin e tij të tmerrshëm me McGonigal, për të cilin e ka vendin në burg në çdo drejtësi të botës. Përpiqet të sfumojë problemet e tmerrshme që ka krijuar me zgjedhjet në vendin e vet.

Duke u bërë thirrje autoriteteve të Kosovës, që në procesin e shtensionimit të situatës, të procedojnë në bashkëpunim me KFOR, BE-në dhe SHBA, duke zbatuar atë skedulë për të cilën insiston komuniteti ndërkombëtar.

Nuk do dilja sot, por u detyrova kur pashë vasalin e Vuçiçit në këtë histeri antikombëtare.

Në rast se zgjedhjet u bënë dhe ato prodhuan një produkt të votuar nga vetëm 3, 4 apo 5 përqind të etnisë joserbe, vetëkuptohet se ky nuk mund të pranohet si një produkt i suksesshëm. Ky është një dështim. Pas kësaj, në mënyrë ligjore përcaktohen hapat që ndërmerren për të pasur rezultatin e suksesshëm.

Këto hapa gjykoj se janë përcaktuar drejt edhe nga autoritetet e Kosovës, edhe nga autoritetet ndërkombëtare, që kërkojnë zhvillimin e zgjedhjeve në një afat kohor sa më shpejt të mundshëm në mënyrë që të zgjidhen kryetarët që duan.

Mendoj se ky është një hap demokratik, një masë demokratike, një përgjigje demokratike që i jepet çështjes.

Prandaj në këtë kontekst mendoj se qeveria e Kosovës e ka një detyrim që të bashkëpunojë me faktorin ndërkombëtar.

Përsa i përket Asociacionit, e kam mbështetur dhe do e mbështes si një derivat themelor i lirisë. Por theksoj se Asociacioni nuk mund të jetë kurrë jashtë prerogativave kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Çdo Asociacion që del jashtë kësaj kornize, është një rrezik i vërtetë madhor jo vetëm për Kosovën, por për paqen e stabilitetin në gadishullin e Ballkanit, një faktor jashtëzakonisht i rrezikshëm i serbomadhnisë apo i shtrirjes së shtetit serb” tha Berisha.

Kryeministri Edi Rama ka propozuar sot një draft për zgjidhjen e krizës në Kosovë, pa marrë dakordësinë më parë të kryeministrit Albin Kurtit.

I pyetur nga gazetarët, Rama tha se nuk ka ndarë asnjë informacion në lidhje me draft propozimin për zgjidhjen e krizës në Kosovë me vetë Kurtin, ndërsa deklaroi se dokumenti i është dorëzuar presidentit francez Macron dhe kancelarit gjerman Scholz.

Rama: Uroj dhe lutem që Kosova të mos sanksionohet për qëndrimin e saj, jam sot këtu për të ndarë diçka që nuk e kam thënë më parë, që nyja e debatit do të ishte asosacioni i komunave serbe, dhe jam i bindur që asnjëra nga palët nuk e do këtë, duke mbajtur të hapur krizën me lloj lloj artificash.

Dje i kam përcjellë Scholz dhe Macron një draft të asosacionit, për të cilin kam vënë në dijeni BE dhe SHBA, është punuar nga ekspertë europianë dhe amerikanë, gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë, kur palët, dhe në këtë rast për mua i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo i Serbisë.

Palët nuk po merren vesh as se kush duhet të shkruajë këtë tekst, ky është një dokument konfidencial, i cili nuk pretendon që të jetë zgjidhja ideale, por që ju siguroj që është themeli për krijimin e asosacionit.

Unë jam i shqetësuar për tkurrjen e Kosovës në sy të pranisë ndërkombëtare, që mund të sjellë pasoja të pallogaritshme.

Kërcënimi për Kosovën është zero, që nga vitit 1999, është një kërcënim që ekzsiton vetëm në mendjen e politikanëve të Kosovës, që duan ta përdorin për politikën e brendshme. Serbia nuk ka mundësi që ti prekë Kosovës një qime floku.



35 Comments

    1. zgjilljet si orientim jan mundesi krijimi prezente krijesat univerzi pasqyra tije udhezimi hyjnor qe duhet ta pranojm kuptojm meditojm dhe praktikojm kurse interesat jan shpikje njerzore e kunderta zgjilljeve te debishme per shumicen thotë:

      per cdo kuptim ne cdo qellim dhe angazhim ne mendime fjal vepra defakto zigjilljet gjithcka i krijoj si mundesifunksion dhe orientoj vetem i madhi zot sukseset .ne mendime fjale vepra nga cdo kendveshtrim duke na len me te lehten neve vetem angazhimin per mire po te shihet ne kenveshtrimin kombetare sikur neve te mendojme flasim dhe veprojme si thot i madhi zot sipas nivelit dhe mundesis qe kemi sejcili nga do bente pjes ne 1 nga 4 grupet njerzore qe mbron vendin nga mos shkatrrimi 1 dietaret 2 udheheqesit e drejte 3 lutjet e besimtareve 4 guximtaret per vepra te mira e kush na ndalon te pendohemi ki kerkojm falje njeritjetrit kthejm hakun mendojme flasim dhe veprojme mire se mendimi fjala mire jan si fara mir dhe nese i sherbejm do kemi rendiment te mire ne te miren duam perse te keqen ta pranojm te pajtohemi me te ti sherbejm dhe pastaj te ankohemi prej saj jo kjo eshte vetshkatrrim kunder vullnetit tone kjo na u be per nji shekull na largun nga e verteta na zhyten ne cdo te keqe dhe tani tallen me ne jo vllezer qartesija gjallerija sigurija zgjilljet shpresa shpetimi paqa e drejta haku gjuha fjala qe flasim toka gjithcka ne te jan krijim dhe udhzim hyjnor angazhimi njerzor tregon rendimentin e mir ose keq po ashtu dhe perfundimin nese treguesit e zhvillimit jan ekstreme kunder nesh eshte tregues i mundeses se angazhimit tone dhe sherbimin ne cdo nivel per mir rruget e zgjilljeve jan te lehta qarta mundeshme si individ apo unitet mendimi zoti na i lehtesoj me krijim dhe udhzim ju mungon vetem angazhimi kush ju ndalon te pendoheni ndryshoni lidheni me zotin tuaj beni mir familjes prinderve te afermve fisit shoqeris kombit tuaj dhe keshtu jan krijuar te funksionojne uniteti bamirsija zgjilljet kundershtimi te keqes kerkimi hakut ndryshimi per mir zhvillimi mendjes permirsimi progresi shoqeror vetem besimi me urtesi vlera virtyt eshte celsi zgjilljeve perparimit mirqenjes suksesit shpetimit njerzor respekt per gjith me mirkuptoni mos paragjykoni merrni dobit se ankesat sharjet urrejtjet jan tregues vajtimi te pa aftesis padituris dhe corjentimit pse keshtu qe gjithcka ne kuptim dhe zbatim eshte e lehte per deri sa i madhi zot mundesit ti krijoj me mendje fuqi logjik hak qe sejcili ne vecanti gje gjith ne pergjegjsi permes mesimit meditimit te njohe rruget me te lehta qe me lehtesi ti pergjigjet zgjilljeve sipas nevojes permes hakut ne pershtatje me mundesit per te njejtat ky stad shvillimi ekstrem qe kemi shohim njerz qe marri policin ne telefon per ti rregullu burrin me grun apo grun me burrin ne shtrat nese do vazhdojn keshtu gjat ka te ngjar te therrasim kforin ne menyr te organizuar perse kaq thell pa nevoj kur gjerat rregullohen krejt leht thjesht si fillim a dini gjuhen te komunikoni flisni po logjika ju dallon te miren nga e keqa mendoni flisni veproni mir per te njejtat sipas nevojes ne pershtatje me mundesit se eshte nje orientim i mire doni sukses lidhuni me zotin tuaj meditoni se aty qarteson si funksionojn suksesen pa humbje duke ne tregu vlerat bamirsin kufijt hakun menyren urtesin virtytin meshiren zoti na udhezofte meshirofte dhe falte te gjitheve

      1. qortim gabimi ne tekst nga shpejtesija ka nje gabim te nje fjale por kuptohet me logjik si ide shpreje respekt

  1. Berishe vertete qe na ke rrujt gencin… Berisha duhet te zhduket menjehere dhe sduhet ti jepet m e drejta e fjales pasi nuk di cfare po flet qr

  2. Po ca pidhin e kurves po thote non grada… A ishte non grada ai qe ishte mik me Rusine dhe me Serbine? Edhe po mundohet me i hedh balte Rames kot e me kot se ska ca te bej e ska me ca te merret

    1. O daniel kari
      Llapaqene si puna jote as ta shkruajne nuk dine NON GRADA -n , lere pastaj ta kuptojne. Por mqs e ka thene udheheqesi qe eshte e keqe ashtu do jete , diçka shuuuume e keqeeee. Po leri kto mer lope dhe thirri mendjes nese te ka mbetur ndonje qelize e pavarur aktive ne tru. Lexo i çik me shume dhe kur nuk kuptpn pyet dike qe di .

  3. Ti je rrot kari o bythqir vucidoli Shqiptaret e dine kush eshte spiun i serbise prandaj dhe nuk te voton njeri

      1. Ore ça janë gjithë këta patronazhistë që më të vërtetë qekan për t’i qarë hallin.Si kaq trushkulur jeni.Ky antishqiptari është bërë nji me Vuçic kundër Kosovës dhe i vetmi që e mbron është Berisha ju prapë të bashkuar rreth kumandarit.A e kuptoni që në radhë të parë jeni shqiptarë dhe duhet të silleni si të tillë para shqiptarëve të Kosovës që akoma janë në luftë dhe qafiri Rama i del në krah Serbisë!!!Apo s’ju intereson sepse jeni nga e njëjta farë si Rama që kanë qenë e janë antishqiptarë.Dhe mirë që gjithë secilit nga ju është përgjigjur njëri me paemër siç e mertoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *