• |
ide | kryesore

Dalin pamjet, si u arrestua në Athinë shqiptari që pastronte paratë e karteleve të drogës (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
thanas bako, sarande, droge, arrestim, policia, athine, pastrim parash, droge

Thanas Thoma Bako alias Athanasios Sebastian Bako, është arrestuar nga dje nga autoritetet greke, pasi cilësohet si një ndër personat më të rëndësishëm që ka pastruar miliona euro pasuri të grupeve kriminale. Prokuroria e Athinës kishe nisur një hetim për Bakon, bashkë me atë të Holandës.

Shqiptari nga Saranda dhe me nënshtetësi greke kërkohej me urdhër-arrest evropian, pasi mendohet sse është truri i një organizate të madhe kriminale që pastronte paratë e përfituara nga tregtia ndërkombëtare e drogës.

Llogaritet se gjatë 10 muajve janë pastruar rreth 250 milionë euro, nga veprimtaria e grupeve kriminale. Nga kontrolli në banesën e tij janë gjetur shuma të parash në valuta të vendeve të ndryshme, mes të cilave kishte euro, dollarë amerikanë, dollarë kanadezë, franga zviceriane, lira turke etj.

Kush është shqiptari nga Saranda, kokë e pastrimit të parave. Mega TV publikon videon e arrestimit.

Thanas Thoma Bako alias Athanasios Sebastian Bako, ka qenë në shënjestrën e autoriteteve që në vitet 1990, kur raportohet se ishte i lidhur me grupe kriminale ndërkombëtare që merreshin me trafikimin e drogës. Njohjet e tij ishin mes Sarandës dhe Athinës.

Tetë vite më vonë, gjurmët e Thanas Bakos ishin në Kanada. Atje ai rezulton se ka krijuar një kompani me shtetasin tjetër nga Saranda, me inicialet Th.P, shoqërinë aksionare të investimeve “Quebec Inc.”, e cila ka vijuar aktivitetin e saj deri në vitin 2012.

Më pas, 52 vjeçari nga Saranda rikthehet në Greqi dhe dhe zhvillon aktivitetin në biznesin e Real Estate. Ai rezulton, sipas mediave në vendin fqinj, se është pronar me 99% të aksioneve të një kompanie që merret me shitjen e pasurive të patundshme.

Megjithatë, hetuesit kanë pasur dyshime se Thanas Bako nuk i kishte ndërprerë asnjëherë lidhjet me botën e krimit.

Kompania në të cilën 52 vjeçari nga Saranda është pronar dhe aksioner kryesor, kishte dhe shtëpinë në zonën e Glyfadas në Greqi, ku u prangos Bako. Kjo është ndër zonat më të shtrenjtat të Athinë dhe strehë për biznesmenët e fuqishëm.

Nëpërmjet kësaj kompanie Real Estate rezulton se Thanas Bako ka pastruar paratë e karteleve të drogës, kryesisht nga Holanda dhe Belgjika.

Autoritetet kanë arritur të thyejnë mesazhet e koduara dhe të arrijnë te një përdorues i identifikuar vetëm me tre iniciale. Past tyre, ka dalë se qëndronte Thanas Bako dhe më pas janë bërë lidhjet me korrierët, të cilët merrnin udhëzime se ku t’i merrnin paratë, kriptovalutat dhe ku t’i dorëzonin. Këto pasuri pastroheshin përmes transfertave në shtete offshore dhe në Dubai.

Thanas Thoma Bako alias Athanasios Sebastian Bako është prangosur me kërkesë të autoriteteve holandeze, pasi dyshohet se ka qarkulluar e pastruar gjatë 10 muajve një pasuri marramendëse prej 250 milionë eurosh. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që ai të gjykohet dhe në Athinë, pasi autoritetet e vendit fqinj dyshojnë se aktiviteti kriminal është zhvilluar dhe atje.

Edhe pse cilësohet se koka apo truri i organizatave kriminale për pastrimin e parave, 52 vjeçari nga Saranda në Shqipëri, mbante një profil të ulët. Jeta dhe gjithçka tjetër e tij ishte luksoze, por në rrugë Thanas Bako ishte si çdo qytetar i thjeshtë i Greqisë. Madje, rezulton se ai nuk kishte as një pasaportë biometrike.

Në sistemin TIMS rezulton se Thanas Bako ka kaluar për herë të fundit kufirin nga Shqipëria në drejtim të Greqisë në vitin 2010, me një leje tranziti. Që atëherë, ai nuk disponon pasaportë biometrike shqiptare sipas sistemit TIMS, ndërsa dyshimet janë se mund të ketë ardhur më vonë në Shqipëri nëpërmjet kalimit të paligjshëm nga kufiri i gjelbër në zonën e Konispolit.

Nga vëzhgimet, është provuar se Thanas Bako lëvizte përherë me një motoçikletë Harley Davidson, edhe pse apartamenti i tij në Glyfada ishte luksoz. 52 vjeçari do të dalë në gjyq për t’u njohur me akuzat, pasi edhe vetë Europol e ka cilësuar si një “peshk të madh”, por faktikisht shqiptari nuk ka precedent penal as në Shqipëri e as në Greqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *