• |
ide | kryesore

Gjimshiti dhe katër të tjerë nën urdhërat e teknikut Sylvinho: kuqezinjve nuk i ndahet palestra

-Instant, F1, Sport, Video
Gjimshiti



Pas anashkalimit të seancës stërvitore të paradites, kuqezinjtë zbritën sërish në fushë me pesë përforcime më shumë. Me grupin sot në Shtëpinë e Futbollit janë bashkuar edhe tre mbrojtës e dy mesfushës. Berat Gjimshiti, Keidi Bare, Nedim Bajrami, Ardian Ismajli si edhe Naser Aliji, i thirrur për të zëvendësuar Ivan Balliun e dëmtuar kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore.

Kombëtarja shqiptare ka vijuar kështu përgatitjet në ditën e katërt për dy ndeshjet e qershorit. Shqipëria do të luajë në 17 qershor ndaj Moldavisë dhe në 20 ndaj Ishujve Faroe, për kualifikueset Euro 2024. Grupi skuadër po kompletohet tashmë dhe janë 22 lojtarët në dispozicion të brazilianit Sylvinho. Gjimshiti e Ismajli që kanë mbërritur sot, janë dy qendërmbrojtësit titullarë të teknikut. Ndërsa edhe Aliji do të kompletojë prapavijën, që ka mungesë vetëm të Elseid Hysajt. Anësori i Lazios pritet të mbërrijë dy ditët e ardhshme.

KUSH PRITET TË MBËRRIJË…

Po në këtë periudhë kohe pritet të mbërrijnë edhe Taulant Seferi, Jasir Asani dhe Kristjan Asllani. Kështu, lista me 26 të përzgjedhurit do të ishte e kompletuar për dy sfidat zyrtare. Të gjithë lojtarët janë stërvitur me ngarkesë të plotë. Si është kuptuar në këto ditë, fillimisht lojtarët kanë punuar në paletër. Vetëm më pas kuqezinjtë kanë punuar në fushë me ushtrime fizike dhe me topin. Në fokus, duke qenë se grupi ishte shumë më i plotë, kanë qenë situata të ndryshme loje, që janë provuar për më shumë se një orë, sipas programit.

Lexo më tej: Katër kuqezinj të tjerë nën urdhërat e Sylvinho: pasdite duhet të mbërrijnë Bare, Ismajli, Bajrami e Aliji

Tashmë që grupi është thuajse i kompletuar edhe stërvitja intensifikohet gradualisht në prag të ndeshjes së parë ndaj Moldavisë. Sfida e parë e kuqezinjve do të luhet më 17 qershor në stadiumin “Air Albania” të Tiranës. Atmosfera në grup është mjaft e mirë dhe të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike.

https://youtu.be/WsXmJ3hNhCA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *