• |
ide | kryesore

Haaland gati t’i bëjë keq zikaltërve në finalen e Champions: “Inter skuadër e mirë, por ne kemi ende uri”

-Instant, Sport
Haaland



“Gjithmonë kam ëndërruar të luaj në finalen e Champions League dhe do të jetë një nder të jem atje. Por mbi të gjitha është një ndeshje për tu fituar. Kemi pasur një sezon të jashtëzakonshëm dhe duhet ta përfundojmë në mënyrën më të mirë. E di që të gjithë do të japim maksimumin për të fituar kundër një Inter të shkëlqyer”. Premtimi i Erling Haaland është një paralajmërim i vërtetë për zikaltrit. Norvegjezi, në sezonin e tij të parë me Manchester City, ka shënuar tashmë 52 gola mes Premier League dhe kupave. Mes tyre është edhe rekordi (bashkë me Messi) i pesë golave në një ndeshje të vetme në Champions League. Të shtunën në mbrëmje ai dëshiron t’i dhurojë skuadrës së tij tripletën, pasi ka fituar tashmë kampionatin dhe FA Cup.

Në 10 paraqitje në turne, sulmuesi norvegjez ka shënuar 12 gola, mesatarisht 1.21 për ndeshje. Një statistikë që nuk është parë kurrë në historinë e Champions League. “E dija që në këtë ekip do të kisha mundësi të shënoja shumë. Kur ke kaq shumë kampionë rreth teje që të krijojnë shanse, ose të hapin hapësira, atëherë gjithçka është më e lehtë,” tha Haaland në një intervistë për faqen e internetit të UEFA-s.

Lexo më tej: Guardiola paralajmëron Inter: “Për të qenë një klub i madh City duhet të fitojë Champions”

“Ne të gjithë ndajmë të njëjtën uri për fitore çdo ditë – tha Haaland -. Unë jam me fat që kam shokë skuadre që më ndihmojnë të bëj punën time me topin në rrjetë. Çfarë provoj pas golit? Fokusohem menjëherë te goli tjetër”. Më pas Haaland shprehu vlerësimin e madh për teknikun Guardiola: “Unë tashmë kam mësuar shumë nga Pep dhe jam i sigurt se do të mësoj më shumë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *