• |
ide | kryesore

Katër kuqezinj të tjerë nën urdhërat e Sylvinho: pasdite duhet të mbërrijnë Bare, Ismajli, Bajrami e Aliji

-Instant, F1, Sport
Sylvinho



Shqipëria ul përkohësisht ritmin, duke anashkaluar seancën stërvitore që ishte menduar për paraditen e sotme. Nën urdhërat e teknikut Sylvinho kanë punuar prej dy ditësh tashmë 16 lojtarë. Por në seancën e pasdites numri do të rritet në 20. Sipas lajmërimit të bërë, në dispozicion të teknikut, do t’i bashkohen grupit edhe Keidi Bare, Ardian Ismajli, Nedim Bajrami dhe Naser Aliji.

Ardhja e qendërmbrojtësit të Empolit do t’i mundësojë teknikut Sylvinho të punojë pothuaj me të gjithë linjën defensive. Natyrisht, me përjashtim të Berat Gjimshitit, që do të bashkohet me vonë me skuadrën. Aliji, njeriu që do të zëvendësojë në organikë Balliun të dëmtuar, do të jetë një tjetër element, mbi të cilin braziliani do të formatojë përzgjedhjen e tij për mbrojtjen. Keidi Bare e Nedim Bajrami do të plotësojnë më shumë mesin e fushës. Tekniku deri tani ka patur vetëm katër lojtarë të repartit në dispozicion. Me shumë mundësi edhe titullarët e brazilianit Sylvinho në këtë repart kanë mbërritur. Përjashtim bën vetëm Kristjan Asllani, që do të mbërrijë pas finales së Champions të shtunën, mes Inter e Manchester City.

Lexo më tej: Video/Sylvinho e ka me sulmuesit: Uzuni, Sadiku, Cikalleshi e Muçi “sfiliten” në ditën e tretë të grumbullimit

Në total janë 26 emrat e përzgjedhur nga tekniku për dy ndeshjet kualifikuese. Kuqezinjtë luajnë me Moldavinë në 17 qershor dhe Ishujt Faroe tre ditë më pas. Të hënën e ardhshme grupi do të jetë i gjithi i plotësuar, për të përgatitur në të gjitha aspektet sfidën e dyfishtë tepër të rëndësishme për kualifikimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *