• |
ide | kryesore

Konferenca e shtypit / Pse manipuloi Rama me asocacionin

Arkiva, Dossier, Kryesore, Lajme
rama kurti asocacioni



Kryeministri Rama ka mbajtur sot një konferencë për shtyp duke i dhënë vetes rolin e një lideri rajonal që i ka propozuar presidentit Makron dhe Kancelarit Sholtz, një draft për mënyrën se si duhet ndërtuar Asocacioni i shumë debatuar i komunave serbe në Kosovë. Ndonëse Rama refuzoi të precizojë se cilat janë termat e këtij propozimi dhe se kush janë specialistët me reputacion ndërkombëtar që e kanë hartuar draftin, ai tha se po e bën këtë pasi, as Kosova dhe as Serbia, nuk e duan seriozisht këtë pikë të marrëveshjes së bazuar tek plani franko gjerman.

Lexo me tej:

Veriu i Kosovës në flakë/ Cila është zgjidhja e perendimorëve? 

Por, pozicionimi i kryeministrit që e ka ndërmarrë këtë nismë pa u konsultuar me asnjë nga faktorët në Prishtinë, ngre hije të forta dyshimi. Sepse Rama ka vendosur të potenciojë të vetmin nen të marrëveshjes 11 pikëshe të dakordësuar në fund të shkurtit, që i intereson më shumë Brogradit dhe Aleksandër Vuçiçit. Qëndrimi serb prej kohësh, të cilin e ka mbështetur edhe një pjesë e ndërkombëtarëve, ka qenë i prerë: Kosova duhet të miratojë projektin që i jep minoritetit sllav të drejta gati të barabarta me autonominë dhe vetëm pastaj duhet kaluar tek pikat e tjera si njohja e dokumenteve relevante dhe simboleve kombëtare të njëra-tjetrës, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore apo respektimit të pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre.

Sekretet e Ohrit / Kurti rrëfen momentin kur Vuçiç përpak braktisi tryezën 

Për të justifikuar fokusimin vetëm tek kjo çështje që në thelb është me e dizavatazhueshmja për Kosovën, ai përdori disa argumenta manipulativë. ‘Krijimi i asocacionit është përfundimisht çelësi për të hapur derën e afirmimit ndërkombëtar të republikës së Kosovës, e njohjes së saj nga të gjithë, e uljes së saj në OKB dhe të gjitha forumet ndërkombëtare, dhe e njohjes së ndërsjelltë me Serbinë” .


Por pikërisht ky pohim që mund të shihet në videon lart përmban dy manipulime skandaloze.

Gjithkush që e njeh sadopak çështjen e Kosovës e kupton se edhe sikur qeveria Kurti të pranojë menjëherë dhe pa kushte themelimin e shoqatës së komunave me shumicë serbe, nuk ka asnjë garanci se kjo ka ndikim të drejtpërdrejtë në pranimin pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Aty Kosova mbahet peng nga dy shtete armiqësore që se njohin pavarsinë e saj si Rusia dhe Kina. Pra edhe sikur ajo të bëjë një sakrificë duke pranuar planin perendimor, kjo nuk do të thotë se të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit, me të drejtë vetoje, do të jenë dakord.

Ekskluzive / Çfarë tha Albin Kurti ‘OFF” në Tiranë

Sikur kjo të mos mjaftonte Rama shkoi edhe më tej. Ai tha se themelimi i asocacionit çonte drejt njohjes së dy vendeve. Pra, se po u tejkalua ky hap, Serbia do e njihte Kosovën. Këtu kemi të bëjmë me kalim Rubikoni. Sepse presidenti serb Aleksandar Vuçiç e ka deklaruar me dhjetra herë se çfarëdo që të ndodhë ai nuk do ta njohë Kosovën, që e ka të shkruar në kushtetutë si pjesë integrale të vendit.

Vuçiç: Harrojeni se do të njohim Kosovën 

Pra edhe këtu Edi Rama bllofon. Prandaj pyetja që ngrihet është: pse i duheshin këto dy manipulime për të justifikuar faktin se nga gjithë marëveshja e arritur mbi bazën e planit Franko Gjerman, atij iu desh të fokusohej vetëm tek ajo që përbën kërkesën themelore të Beogradit.

©Lapsi.al

  

 

 

 



31 Comments

  1. Rama, ky Esat Pashe i 2-te! Qe ka vjedhur 10 miliarde euro popullin shqiptar dhe ka dhene urdher te ekzekutohet Brilant Martinaj dhe Ervis Martinaj! Nje kryeminister qe vjedh pa limit popullin me te varfer ne Europe e me gjere, nje njeri qe vret per interesat e tij!

    1. MENDOJ QE PROPOZIMI I KTIJ KARABUSHIT BOHET QE TE RRISE PRESIONIN MBI KURTIN DHE TA NXJERR NE POZICION TE KEQ.

      1. Ju trima bohuni gadi me derdh gjak në Kosovë.
        Se amerikanët po largohen. Dhe po shkuan amerikanët, ushtria serbe për 59 minuta është në Prishtinë.
        Po Kurti. Për dy orë është në Stokholm.

    2. mendja me logjik te drejt shpeton veten dhe njerzimin por te gjith jeni shpetimtare ose humbes te vetes me angazhimin tuaj zoti ua mundesoj shpetimin me krijim dhe udhezim respekt thotë:

      kush mendon se eshte mbinjerzor ne tok dhe mund ti thoj drejtesi padrejtesis dhe padrejtesi drejtesis ateher me fuqin e tije le te zhbej krijimin krijesat udhzimin te verteten dhe le te krijojn nje krijim qe i pergjigjet zgjilljeve sipas deshires tije pa cenuar askun e nese jo ateher ta dijne se po matet drejtperdrejt me zotin e botnave qe eshte si njeri krijes e dobet me krijuesin e botnave gjithdishmin te matet nje grup njerzor i paditur te gjith meshirshmin nje grup njerzor i pamshirshem me te gjithpushteteshemin nje grup njerzor qe skan pushtet te shpetojn veten e vet me cilesi pa fillim as mbarim te matet nje grup i vogel njerzor me gjithcka te kufizuar me nje krijues te tijin te pakufizuar mendoni pok se kush fiton keto jan mundesit tuaja si krijim dhe kjo eshte fuqija e krijuesit tuaj qe i keni shpallur luft po luft i shpallet zotit kur nuk zbatohen ligjet e tije qe ai i ka krijuar si dobi per ne padrejtesija ndaj njerzve eshte luft ndaj zotit njerzve se ai na ka ndalur padrejtesin dhe te padrejteve nese spendohen dhe su kthejn hakun njerzve ka garantuar ndeshkim perse behet komenti un nuk urrej asken un e dua shpetimin tim te drejten hakun vlerat virtytin veprat e mira dhe spranoj padrejtesin keshtu jemi te gjith por ka ndryshim esencial tek angazhimi dikush ne mendime fjal vepra te mira dikush ne te kunderten por qe krijimi dhe udhezimi sejcilit angazhimin ja nxjerr ose ne te mir te vetes kur mendon flet vepron si thot i madhi zot ose kunder vetes nese vepron te kunderten dhe mendojn se po i bejne mir vetes un vecse po ju them o njerez duajeni veten dhe veten do ta duani kur te mendoni flisni dhe veproni per tjeret si per veten un nuk shpika gje e eshte perkufizim hyjnor shkencor dhe tregues zhvillimi praktik merreni si te doni por me par qartesohuni se cfar po beni

    3. KY PIS I PISAVE GUXON TE LUAJE ME FATIN E KOSOVES MARTIRE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!

      KY HAMZA I KOHEVE MODERNE, KY SHARLATAN, KY ZUZAR QE ESHTE GATI TA SHESE KOSOVEN PER FYTYREN E VET TE NDYRE, TA LAJE MIRE GOJEN E QELBUR PARA SE TA ZERE KOSOVEN ME GOJE !!!!!!!!

    4. popull mos flisni mendoni dhe as veproni ate qe sdini ka tregues zhvillimi qe po ecet sipas nevojes ne pershtatje me mundesit me rendiment dobin me te malle se demi per te gjith ne

    1. Pse e denoi me varje babakurvi i kesaje bushtres poetin Havzi Nela?
      Ashtu edhe kjo bushter mjeron e shkaterron c’do gje qe i del perpara.
      Skeni pare gje akoma.

  2. Me bthq e kani filluar ne1941 e ço me bthq po e cojne perpara ne 2023….ço ky do jete fundi edroges.

  3. Pse po e ben Rama gjithe kete? Pyetje qe duket e pavend dhe te ciles mund t’i japesh shume pergjigje duke filluar nga “ngrefja si gjeli maje plehut” e duke vazhduar me shume te tjera. Por arsyeja kryesore ndoshta eshte rifitim terreni pas shperthimit te skandalit McGonigal. Rama e di se me ate çeshtje ka humbur mbeshtetjen USA dhe nje mandat i katert i tij, perballe nje opozite te copetuar, duket jashtezakonisht i veshtire. Jo per votat e shqiptareve, sepse shqiptaret ai i blen dhe i shet sa here te doje, por per ndonje “loje” qe mund t’i bejne “miqte” e tij amerikane siç ia bene Berishes ne 1997. Per kete arsye, Rama po i bie ndesh interesave te shqiptareve, vetem per te krijuar pershtypjen se eshte nje lider i madh i Ballkanit te vogel dhe se mbeshtet çdo gje qe thone amerikanet dhe europianet e per kete ai duhet te qendroje akoma ne pushtet per te garantuar paqen. Megallomania e Rames qe nuk eshte ne gjendje te beje nje piktura megjithese e quan vehten piktor, arrin deri ne ate pike sa te mendoje se do jete i domosdoshem per perendimin. Ne fund te fundit nuk ka faj, aq di dhe aq ben…

  4. Tashmë është fakt i njohur që Kosova është rrethuar me armiq e tradhtarë nga të gjitha anët, por të vjen keq kur një njeri i papjekur (e thënë ëmbël) si Haradinaj e të tjerë si ai, duan ta rrëzojnë Albinin, megjithëse ky i fundit po bën ç’është e mundur të rezistojë.

    Mirë na ngordhi kali, po s’të lënë rehat as mizat.

    (Albin you’ve got friends in high places. You just try your best !)

  5. Pyetja e vetme qe mbetet per ti dhene pergjigje eshte: Vertet kaq popull debil jemi qe prodhojme keto lloj politikanesh? Kurti ne prishtine duket me qellime te mira por amator ne diplomaci. Rama ne Tirane eshte nje klloun qe vetem per te mare pak vemendje nderkobetare ka per borxh me njerr ne semafor edhe Linden bashke me Zaon jo me kosove dhe shqiperi qe nuk i ben llogari fare. Nje shprehje e popullit tone “trim dhe liridashes” thote: Ka keq por ka edhe me keq. Mendoj se akoma nuk e kemi pare te keqen ne te gjitha dimensionet e saj. E ardhme e ndritur na pret.

  6. Ketu lulet i hane gomeret!

    Ca t’i besh Rames. Vete i kruhet bytha.

    Do ishte tani per qejf, por rri merret me narat ketu.

  7. Levizja e Rames eshte pune hajvanesh, por Kosava ta shfrytezoj ne dobi te saj. Ajo te kerkoje publikimin e draftit te Rames dhe te zgjedhe ato qe mund te jene te dobishme, te tjerat tja leje Rames tja shesi Serbeve.

  8. Diletantizem, tani Ramen e njohin te gjithe jo veç ne. Forca Kosove, te gjithe per nje, e nje per te gjithe !!

  9. Pse manipulon?
    Nga frika.
    Ato tre levizjet para po ja shpejtojne rrugen per ne ferr.
    Ja qe edhe djalli trembet.

  10. Merruni me kaloresin qe i varen kembet maj kalit (Rama) ndersa Kurti i ka hyr detit ne kembe e kushedi si do i dali Kosoves, se Albini i hipen avionit e shkon te familja e vet ne Norvegji. Albini po luan bixhoz me paret e tjetrit. Sa,per Ramen nuk mund te behesh negociator midis njerezve qe skan besim tek ti. Po kush mund te behet eshte pyetja Escobari po paraqitet gjithnje e me i frustruar me Kurtin. Kurti e nisi “luften” duke then se sduhet te zgjedhim as territor ne kembim te njohjes (vrianti i Thacit) dhe as asosacion. Me keto qe po ben duket se KFOR do ti nxjerr me shkelma njesite speciale te Kosoves nga Veriu dhe i bie ta humb Veriunn pa marr asgje ne kembim. Shtrohet pyetja pasi Serbia ta marr Veriun falas, cfare do te kerkoj ne kembim per njohjen e pjeses tjeter te Kosoves si te pavarur!!!

    1. ky kaloresi yt qihet ne byth e fort.familje incest ku vrima eshte prone e perbashket e rezultantja pa identitet.

  11. Kurveria politiko-mediatike e Tiranes eshte avantazhi qe I krijohet Vucicit!
    Sepse ketu shitet sapuni per djathe!
    Perendimit I eshte sosur durimi me Kurtin-bertasin kurvat ne Tirane! Pse po iu soska durimi perendimit?! Rasti I Bosnjes tregon se kur te djeg qulli, I fryn kosit. Pra, perendimi ka arsye te jete I durueshem, nese nuk do te perseritet rasti me republika srpska ne Bosnje! Serbet nuk I dalin dot perballe Kosoves, sic kane bere deri dje! Pas shpine ndoshta! E kush ua mundeson goditjen pas shpine?! Edvinizmi I sotem, qe s’eshte gje tjeter, por enverizem me mjete, forma dhe ngjyra te tjera!!!….

  12. E kam pasur parashikuar që në marëveshjen që u bë e vendimin e OKB për dërgimin e forcave mbrojtëse të saj në Kosovë të quajtura UMNIK, ku në zonën e Veriut të Kosovës me komuna me popullsi serbe Franca nguli këmbë që të çonte trupat e saj, e që mbi urën e Ibrit që ndante Mitrovicën realizuan edhe ndarjen e kësaj zone nga pjesa tjetër e Kosovës se do të ngjiste kjo që po ndodh sot.
    Dihet që historikisht Franca ka pasur një dipllomaci mbështetëse të interesave të Serbisë e kjo u pa edhe gjatë bombardimit të Serbisë , kur u përfol se disa oficerë francezë kishin informuar qeverinë serbe për planet e bombardimeve nga NATO.
    Ka pasur vërtetë në ato 4 komuna duke përfshirë edhe Mitrovicën, kolonë të vjetër serbë, por ama këta kolonë u dyfishuan pas përqëndrimit të ushtrisë franceze atje.
    Në thelb e gjithë historia millosheviçiane e pretendimeve se Kosova është djepi i Serbisë, ka qenë dhe është e lidhur me pasuritë e mëdha minerale pikërisht të kësaj zone
    Vini re !
    Është po e njejta histori me pretendimet e rusëve për krahinat e pasura me minerale të Dombasit të Ukrainës lindore e me gadishullin me vlera turistike të Krimesë e Detin e Zi ku janë zbuluar rezerva të mëdha nafte e gazi.
    U mbyll një sy nga gjermanët e francezët për pushtimin e teritoreve juglindore të Ukrainës nga Rusia në vitin 2014, pikërisht nga interesi që kishin këto vende europiane e disa vende të tjera për furnizimin me gaz e naftë ruse.
    Kur Gjermania bëri marëveshje me Rusinë për ndërtimin e gazsjellësit të madh nr.2 të Balltikut, më kujtohet se presidenti i shumëpërfolur i SHBA, z.Trump, i pati bërë një kërkesë këmbëngulëse kancelares gjermane ta anullonte ate, duke e paralajmëruar se ky gazsjellës i ri do ta bënte krejtësisht të mvarur BE nga Rusia me importin e hidrokarbureve.

  13. Sali, ku e ke videon e atentatit ndaj Salvador Kaçajt?Shyqyr qe del rama qe shpellkaret maloke e cecene te masturbohen me foton e tij sepse salihu nuk ja u ngref me

  14. Shume e thjesht Bushat, Rama eshte i kapur nga interesa te errta antishqipetare. Kjo dihet qe kur ishte kryetar bashkie

  15. Mjafton të përmend se si dhe pse e adhurojnë Kurtin një pjesë e kosovarëve. Ata shkruajnë (pak vëmendje dhe durim, ju lutem): “Llajcak dhe Borrel jan të orkestruar që të punojn kundër interesave të Kosoves”, “kta dy njerez jane armiq te Kosoves”, “Kto jan Te Paguar Nga Serbia”, “kta dy jon mat kqi se shkiet”, “Nime me 3 shkije je tu bisedu o Albin. Allahu t forcoft”,Shpellkaret kosovare e shqiptare njelloj po e kthejn kosoven njelloj si salihu ne 1997 ku detyroje BE te sjelle 8 forca ushtarake te nato ne shqiperi,cetniku kosovar Albin Kurti ne gjurmet e salih karaxhic berisha

  16. Tirania e burrecëve të Tiranës
    Të gjithë ju, mjerisht më së shumti burra, që përmendni emrin tim me shkujdesje të plotë nēpër studiot televizive apo kamaret e ekraneve ulur mbi luksin e shtëpive tuaja, me bulçitë të fryra nga nginjja e ndërkeqja politike që ju ka zënë, me krahēt e hapur e të kreshpëruar e nënsqetulla që ju mbajnë erë edhe nga ekrani e që jeni të merakosur shumë për fatin e Partisë Demokratike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *