• |
ide | kryesore

Kurti për AP: Eskobar dhe Lajçak të njëanshëm, më sjellin kërkesat e Serbisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kurti



Kryeministri i Kosovës u ankua për njëanshmëri ndaj vendit të tij nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe tolerancë ndaj atij që ai e quajti regjimi autoritar i Serbisë. Në një shkrim të agjencisë Associated Press, Kurti thotë se kabineti i tij ka një mendim tjetër. “Ne këmbëngulim se që të sillesh mirë me një autokrat nuk e bën atë të sillet më mirë. Përkundrazi”, – tha ai.

Të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së për bisedimet Kosovë – Serbi, përkatësisht Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak “vijnë tek ne me kërkesa, me kërkesat e palës tjetër”, – tha ai në një intervistë për Associated Press.

AP kujton se së fundmi “serbët etnikë u përleshën me policinë e Kosovës dhe më pas me forcën paqeruajtëse të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, duke lënë 30 ushtarë dhe mbi 50 serbë të plagosur dhe duke provokuar frikën e rinovimit të konflikteve të përgjakshme në rajon”.

“Fuqitë perëndimore nuk duhet të kënaqin Beogradin, problemin rrënjësor të dhunës në Ballkanin Perëndimor” – thotë Kurti.

Agjencia ka intervistuar edhe Lars-Gunnar Wigemark, kreun në largim i Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit, i njohur si EULEX. Ai thotë se gjatë konfrontimit të dhunshëm të javës së kaluar “pati lëndime shumë të rënda nga disa ushtarë të KFOR-it”. “Kishte dhunë të llojit më të keq. Të gjithë thonë se jemi me fat që nuk ka pasur viktima” – shtoi ai. Pasi kësaj, NATO tha se do të dërgonte 700 trupa shtesë në veri të Kosovës.

Wigemark tha se do të vinte koha kur policia civile e EULEX-it, e cila nuk ka më kompetenca ekzekutive, por vetëm “monitorimin dhe udhëzimin e policisë së Kosovës”, nuk do të jetë e nevojshme në Kosovë. “Por kushtet nuk janë ende për këtë” – tha ai. Diplomati evropian nuk përjashtoi që NATO mund të vendosë të sjellë “mijëra trupa ushtarake” në Kosovë.

“Nëse situata bëhet gjithnjë e më e paqëndrueshme, nëse fillon të përshkallëzohet përsëri, sigurisht, ky është një opsion” – tha ai.  ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Albin vllai, këta perëndimorët që të vijnë në zyrë dhe bëjnë të fortin, i ke armiq të betuar të Kosovës bashkë me tradhtarët e tjerë në Tiranë me Ramën në krye.

    Ti përpiqu të rezistosh sa më shumë, vlerat e tua i ke treguar. Çfar do ndodh më pas është çështje tjetër.

    Puna e Kosovës do zgjidhet ndryshe (dhe e Tiranës gjithashtu).

    1. Kosova ka vetem nje rruge: te mobilizoje forcen e saj te armatosur dhe ta kete gati. Ne kunderpergjigje te presionit ushtarak te Serbise ne kufi.

      SHBA-te permes zyrtareve te tyre ne dy administrata te ndryshme (Trump dhe Biden) kane deshtuar me sukses ne planet per “paqe” ne kembim te disa vizave kufitare ne Mitrovice dhe akses te korporatave amerikane per te cilat keto zyrtare lobojne, ne minierat e Mitrovices. Kjo, ne kembim sidomos te borxhit miliarda dollar qe Serbia i ka SHBA nga ish Jugosllavia.

      Me shkoqur, ne kete loje fiton Serbia, fiton SHBA dhe kuptohet i eshte caktuar si “cmim” ose “harac” simbolik Kosoves ne kembim te “clirimit” amerikan.
      Turp me te madh dhe deshtim spektakolar te dhiplomacise perendimore nuk ka.

      Ne rajon si lojtar kane edhe Ramen, i cili eshte rreshtuar kah “amerikanit” dhe Serbise, ne kembim ose “kolateral” per te garantuar mbeshtetje per kapjen totale te shtetit qe ai ka realizuar ne vendin e tij , pra Shqiperi.

      Kurti? Ai thjesht ka fituar zgjedhjet ne Kosove. Ai eshte fytyra e vertete e Kosoves. E cila baltoset perdite sidomos nga Tirana zyrtare vetem e vetem se nuk i perkulet korrupsionit!!! Kaq. Vetem firma kerkohet prej tij, ajo firme qe Thaci e leshon menjehere porse i ngeli kali ne dere.

      Nese Kurti deshton, nuk deshton Kosova por politika nder dekada e kancelarise Gjermane nen Merkel dhe legacia e saj. Deshton Europa, liria dhe vlerat. Fiton Rusia, korrupsioni dhe per me shume komunizmi tashme ne pamjen e me sinjifikativeve Vucic-Rama (si bij gjenetik te dyshes diktatoriale Sllobodan Milloshevic-Enver Hoxha”. Dhe e ashtuquajtura rrezim i komunizmit nga SHBA do te njihet si Fitorja e Dyte e Pirros….

      1. Dikur fondacioni Soros ka qenë në modë sidomos ne vitet 90. Shum kanë qenë pjesë e tij, aq dinim aq bënim. Kur e njohëm kush ishte filon fisteku atëherë ndryshuam. Edhe km hungarez Orban ka qenë në të, por tani është kundër.

        Ka dhe në Shqipëri të tillë që kanë ndryshuar rrugë. Mos i paragjyko njerzit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *