• |
ide | kryesore

Mbyllja e ASA/ Zhupa “përplaset” me Kushin në Kuvend

Lajme, Të fundit



Në foltoren e Kuvendit deputetja demokrate Ina Zhupa nga Kuvendi tha se shkrirja e Akademisë së Albanologjisë është bërë në shkelje të ligjit.

“Ndryshe nga Kushi që e lavdëronte akademinë, Gjinushi nuk e fshehu kurrë që donte ta mbyllte. Në vitin 2021, Gjinushi do të shprehej atë që do të ndodhte. Pra na thotë që reformat në këtë vend i bën Gjinushi, i del fjala atij dhe jo ministres, dhe ju bëtë një VKM për ti plotësuar dëshirat politike Gjinushit, shkelët ligjin. Është njësoj si akademia e rendit të thotë që duhet të shkrihet ajo e arteve, dhe të bëhet.

Justifikim ishte se aty lindën dhe nga aty mund të kthehen, por Albanologjia ka lindur më shpejt. Ju bëni një VKM ku prishni akademinë dhe shkelni kushtetutën, sepse shkelni autonominë dhe lirinë akademike. Shkelni autonominë të mbrojtura nga Kushtetuta, 15 vite në këto vite ka ndryshuar metodologjia dhe projektet, si i zgjidhni duke i bërë vasal të Skënder Gjinushit”, tha ajo.

Kushi ka reaguar duke u shprehur se ky vendim është i mirëmenuar dhe i shërben Akademisë si edhe Albanologjisë, kjo pasi shumica e punonjësve punojnë në të dyja institucionet, çka i shërben edhe jetës akademike në vend.

“Këta 100 studiues do të ngrihen në një nivel të ri. Akademia e shkencave është maja, është nder për ne. Liria akademike është kur je legjitim, jo kur të do ty qejfi. Duhen ndjekur vendimet një pas një. Pjesa më e madhe e punonjësve të Albanologjisë janë pro këtij vendimi, shumica prej tyre punojnë në akademinë e shkencave. Nuk flitet për shkrirje por bashkim. Si me një të rënë të lapsit e mbyllni? Ja ku ka shkresat. Unë personalisht në qershor 2021 i jam drejtuar akademisë së studimeve të riorganizohet në përputhje me ligjin. por asnjëherë nuk kanë pranuar të riorganizohen sipas ligjit. Të justifikojmë shkeljen e ligjit? Nuk ka student. Nuk është regjistruar asnjë student për 8 vite. Zero.

Nuk po i hedhim në rrugë por po garantojmë transferimi në instucione të larta që kanë programe të ngjashme. Gjithçka transferohet, asgjë nuk hidhet në erë. Këta 100 studiues do të ngrihen në nivel të ri. E thoni vazhdimisht i keni bërë nder Gjinushit, sikur Gjinushi do ta marrë në shtëpi Akademinë”, tha Kushi.



2 Comments

  1. E nderuar Zonja Kushi,

    Thellë thellë ndiheni Ju e nderuar kur mendoni se shkenca Shqiptare do të orientohet nga Don Gjinushi dhe Sanco Ceka?! Ju e shitët ASA-n tek Gjinushi, për dy pare spec. Mendoni se Gjinushi do ta shes Akademinë ashtu siç shiti Partinë?!Tja shes Grekëve, Turqve, Serbëve ose ofertës me të mirë…

    1. Teto Lumja mos fol broqkulla te kota nuk ka as shitje dhe as shkrirje te albanologjis dhe mos fol kot se u shit akademia tek Gjinushi Gjinushi esht thjesht i perkoheshem aty dhe esht zgjedhur nga vet akademiket dhe vendimi qe ka marr Evis Kushi esht nje vendim shum i drejte dhe meriton nje bravo te Madhe sepse ne alabanologjin ishin ber vertet shkelje ligjore dhe nje ser paçauresh dhe te gjitha ato që tha Evis Kushi jan shum te verteta dhe per kete ju garantoj sepse Evis Kushi nuk genjen kurre esht shum e drejte dhe shum e sinqerte dhe esht ministrja me e mire me punetore dhe me perkushtuar qe ka pasur arsimi prandaji lerini propogandat me Gjinushin Gjinushi nuk e ka pronen e vet se ju flisni sikur Gjinushi do e marri akademin e shkenacave me vete dhe ti teto lumja teto nuk je nje her por je nje kokerr injoranti nje rrugaç nje moster nje I pa fytyre nje faqe zi qe je pa atdhe dhe pa iman po mir more deri dje surrati juaji thoshit se albanologjia ka shkelje ligjore dhe pse nuk merrni masa dhe tani qe po merren masa ju prap gam gam gam gam po mir more kokerr injoranti a shahete Evis Kushi more idjot qe esht njeri shum i mire dhe nje zonje shum e nderuar dhe shum e respektueshme shum e thjeshte shum punetore shum e perkushtuar shum pozitive shum e drejte shum e sinqerte dhe po ben nje pune shum te mrekullueshme dhe te perkushtuar për arsimin ju ne vend qe ta falenderoni po dilni dhe e shani dhe kush flet keq per Evis kushin injorantet rrugaçet dembelet hileqaret bixhozxhinjt pijanecet plenagjijt dallaveraxhinjt parazitet njerez qe kan mbaru universitetin tek kristali njerez qe rrin Gjith Diten e han fara neper cepat e pallateve pllumargjinjt agallare pa shkolle qe jan pasuru me para te pista se ju shpellaret e sali non grades dhe ilir metes dini vetem te genjeni te shpifni te sajoni historira te shantazhoni te hidhni bald te shani te ofendoni dhe te gjith ato qe e shajin Evis kushin ja injorant lluma rrugaç mostra dhe faqe zinj dhe te pa fytyre dhe ndyrsira jeni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *