• |
ide | kryesore

Me fytyra të mbuluara e pako në dorë: banda e tifozëve befason isj-teknikun Spalletti

-Instant, Sport
Spalletti



Luciano Spalletti është zyrtarisht ish-trajneri i Napolit. Trajneri toskan i ka dhënë lamtumirën skuadrës dhe këto ditë po i jep lamtumirën edhe tifozëve. Por në Castel Volturno ka mbërritur një paketë e pazakontë e dorëzuar nga disa ultras me fytyrë të mbuluar. Një befasi e vërtetë, por që e ka ekzaltuar teknikun, koshient se ka lënë  shenjën e tij ta pashlyeshme.

Në të kaluarën, trajneri toskan ka pasur mosmarrëveshje me mbështetësit e organizuar të Napolit. Sezonin e kaluar, FIAT Panda e dashur e Spallettit u vodh. Brenda kishte shumë nga sendet e tij personale dhe koleksionin e CD-ve të Pino Daniele. Nuk shërbyen për asgjë apelet e tij për tia kthyer mbrapsht. Vjedhja u pretendua nga tifozët e Curva-s të cilët në atë kohë kërkonin largimin e tij nga pankina napolitane. Tashmë gjërat kanë ndryshuar falë fitores së titullit. E ultrasit kanë dashur ta përshëndesin në mënyrën e tyre teknikun e trengjyrëshit: një pako me objekte interesante brenda.

Lexo më tej: Në Napoli vetëm Maradona nuk grabitej: Spallettit i vjedhin makinën, e ishte… një Panda

TIMONI I PANDAS E DC FALSE

Siç raporton La Gazzetta dello Sport, ultrasit u shfaqën me fytyrë të mbuluar. Ata i dorëzuan paketën misterioze ish-trajnerit të tyre. Kur Spalletti e hapi, gjeti disa objekte të njohura, ose pjesërisht, si dhe një letër. Brenda ka gjetur timonin e FIAT Panda të vjedhur dhe CD-të false të Pino Daniele me letrën që shkruhet si më poshtë: “Kjo është ajo që ka mbetur nga Panda e shkrirë. E morëm makinën Panda dhe e shkrimë me një mijë euro. Të thamë edhe shko, ishim ne ata të banderolës. Tani jemi këtu për të të falënderuar. E kuptove që ky nuk është një qytet si të tjerët. Ndoshta falë CD-ve false të Pino Daniele mund ta kuptosh. Je në zemrën tonë Lucià, Napoli kampion“.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *