• |
ide | kryesore

“Nuk kthehem te Barcelona”, Messi sqaron të ardhmen e shemb aludimet: “Do shkoj te Inter Miami”

-Instant, Sport, Video
Messi



Në një intervistë ekskluzive për Mundo Deportivo dhe Sport, Leo Messi sqaroi të ardhmen e tij. Nuk ka më kthim në Barcelonë dhe aventura e re është e gjitha me fanellën e Inter Miami të David Beckham në MLS. “E vërteta është se sigurisht që doja shumë të kthehesha te Barça – tha Pleshti -. Isha shumë i emocionuar që mund të kthehesha. Por, nga ana tjetër, pasi kalova atë që kalova dhe lamtumirën që pata, nuk dua të jem përsëri në të njëjtën situatë. Të prisja për të parë se çfarë do të ndodhte dhe ta lija të ardhmen time në duart e dikujt tjetër, si të thuash. Doja të merrja vendimin tim, duke menduar për veten time, për familjen time”,  shpjegoi argjentinasi.

“Edhe sikur të dëgjoja të thuhej se LaLiga kishte pranuar gjithçka për kthimin tim, kishte ende shumë gjëra të tjera për të bërë. Unë kam qenë i akuzuar për kaq shumë gjëra që nuk ishin të vërteta në karrierën time në Barcelonë dhe isha pak i lodhur. Nuk doja t’i kaloja të gjitha dhe në fund të mos bëhej gjë. Doja të merrja vendimin tim dhe kjo është arsyeja pse prej kohësh nuk i drejtohesha Barçës. Edhe pse do të doja, nuk ishte e mundur. Kam vendosur të shkoj në Miami. Nuk e kemi mbyllur ende 100% e diçka mungon, por kemi vendosur të vazhdojmë rrugëtimin atje”, tha Messi.

KONTAKTET ME BARCELONËN

Për kontaktet me Barcelonën në muajt e fundit. “Në fakt kam folur shumë pak me presidentin Laporta, maksimumi një ose dy herë. Kam komunikuar shumë me teknikun Xavi. Folëm edhe për mundësinë e rikthimit tim. Ishim shumë të emocionuar, sepse kur flitej diçka diskutonim nëse vërtet donte që unë të kthehesha dhe mbajtëm kontakte”.

Lexo më tej: Refuzoi 400 milionë euro në sezon, për të luajtur me Barcelonën: për ta bërë, Messi zgjodhi Inter Miami

SULMI NDAJ PSG

Fjalë të ashpra për PSG-në, ku ai kaloi dy vite me dritëhije dhe u kontestua shumë nga tifozët në disa raste. “Po largohem me ndjenja të përziera. E vërteta është se viti i parë ishte shumë i vështirë. Siç e kam thënë edhe më parë, për disa arsye. Vitin e dytë, në gjashtë muajt e parë, u ndjeva shumë. Shumë rehat në klub, në qytet e me familjen time. Në mes ishte Botërori dhe mendoj se turneu shënjoi të gjitha ekipet në përgjithësi. Mendoj se ndikoi shumë në sezon. Prisja që të përfundonte ndryshe, por kanë kaluar dy vite, që në përgjithësi kanë qenë të vështira për mua, por janë pas meje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *