• |
ide | kryesore

Propozimi për Asociacionin, Meta: Rama sillet si patronazhist me Kosovën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Meta, rama, kosova, asociacioni, patronazhist



Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me situatën në veriun e Kosovës, ndërsa thekson se mund të ndihmohet nga Shqipëria vetëm përmes komunikimit të drejtpërdrejtë e konstruktiv.

Meta, në një postim në Facebook shkruan qeveria shqiptare në asnjë rast nuk duhet të flasë apo të propozojë politika që duhen zbatuar brenda në Kosovë, pa u konsultuar paraprakisht me kryeministrin Kurti dhe institucionet legjitime në Kosovë, duke iu referuar draftit për asociacionit që Rama u dërgoi ndërkombëtareve.

Postimi i plotë:

Situata e krijuar në mes të Serbisë dhe Kosovës mund të ndihmohet nga Shqipëria vetëm përmes komunikimit të drejtpërdrejtë e konstruktiv me institucionet e Kosovës dhe Kryeministrin Kurti.

Nuk ka nevojë për ndërhyrje të njëanshme dhe jotransparente, të cilat acarojnë apo përkeqësojnë situatën, e cila paraqitet delikate.

Qeveria shqiptare në asnjë rast nuk duhet të flasë apo të propozojë politika që duhen zbatuar brenda në Kosovë, pa u konsultuar paraprakisht me Kryeministrin dhe institucionet legjitime në Kosovë.
Asociacioni i Komunave është një marrëveshje tashmë e pranuar nga qeveria aktuale e Kosovës, dhe ajo garantohet në Marrëveshjen e Brukselit dhe në Aneksin e Marrëveshjes së Ohrit, të realizuara me mbështetjen dhe negocimin e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zgjidhja se si do të arrihet Asociacioni, gjendet pra tek respektimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.
Z. Kurti ka treguar vazhdimisht përgjegjësi dhe vullnet të palëkundur për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Ndërsa tek Z. Vuçiç nuk e kemi parë në asnjë rast një gjë të tillë, përkundrazi një sërë veprimesh të tij kanë demonstruar të kundërtën.

Z. Rama, nëse do të donte të luante një rol mund ta bënte këtë, jo duke luajtur rolin e patronazhistit mbi Kosovën, por vetëm duke i kërkuar Beogradit nënshkrimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit dhe zbatimin e tyre, njohjen e Kosovës nga Serbia dhe heqjen dorë nga strategjia e tensionimit të vazhdueshëm të situatës.



4 Comments

  1. nese te vetshpallurit perfaqsues te popullit pa diskutuar menyren se si arriten ta kapin posin drejtues ,nuk perfaqsojn me hak dinjitet cdo gje qe ka te bejne me ket popull politika ligje strategji zhvillimi lirit te drejtat pavarsin problemet e kaluara te tashme borxhet vlerat virtytin le ta din se koha eshte krijuar te funksionojne si sita qe sejcilin me hir apo pa hir e seleksionon dhe vendos ne vendin qe meriton me hakun qe i takon kete smund ta sfidojn kush mbi te striumfon kush perderi sa as nuk mund te krijoj as ckrijojne dicka te krijuar sejcili le ta varin per vesh se ku po angazhohet me mendimet fjalet dhe veprat e tije se zoti madherishem e krijoj dhe udhezoj qart dhe garantoj se do ta ket ose per veten e tije ose kunder vetes tije nese eshte i padrejt ndaj tjereve u hyn ne hak njerezve kujdesuni me hakun ndaj gjithckaje se zoti na merr ne pergjegjsi kujdesni ku angazhoheni amanetin se per te ka pergjegjsi largohuni nga gjithcka qe zoti botnave ndaloj se nese spendoheni sipas kritereve qe zoti ka percaktu zoti ka ven ndeshkim komenti behet si kujtes ne pergjithesi pasu udhezimi hyjnor ka ardhur si udhezim dhe meshir per gjith botnat respekt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *