• |
ide | kryesore

Pyetja e Roberto Mancini tremb anglezët e City: “Po sikur Inter të kalojë në avantazh?”

-Instant, Sport
Mancini



Dy ditë para finales së Champions League në Stamboll, mes Manchester City dhe Inter, në fushë ka zbritur Roberto Mancini. Trajneri i kombëtares italiane është një ish-i shkëlqyer i ndeshjes. Mancini ka drejtuar zikaltrit, por edhe Citizens. Italiani megjithatë shkon kundër basteshkruesve, që i shohin anglezët si favoritë të qartë: “Gjithçka mund të ndodhë në 90 minuta. Për atë që është, për atë që ka bërë në dhjetë vitet e fundit për sa i përket rezultateve, City është favorit në letër. Por gjithçka mund të ndodhë në një finale. Inter nuk niset i mundur. Është një finale krejtësisht e hapur”.

City luan më mirë? “Ata janë të kompletuar, kanë cilësi dhe zgjidhje, janë plot talent. Nuk e di nëse janë më të fortët, janë ata që dinë të luajnë më mirë. Inter gjithashtu ka lojtarë të mirë. Skuadra është solide, nuk është aq e lehtë t’i shënosh zikaltërve. Nuk mund të jap përqindje. Sfidë e drejtë. E përsëris. Gjithçka mund të ndodhë. Unë do t’ju bëj një pyetje: po sikur Inter të kalojë në avantazh?”

Meritë e madhe për arritjen në vijën e finishit të finales i takon teknikut Simone Inzaghi: “E dini, trajnerët varen nga rezultatet. Kohë më parë më dukej se kisha lexuar se kishte dyshime për Inzaghi. Nuk u fol shumë mirë për të. Gjithçka ndryshoi brenda një muaji. Fantastike. Jam i lumtur për Simonen. E kam parë të rritet si lojtar dhe më pas si trajner. Ka bërë shumë mirë”.

Lexo më tej: Inter në finalen ndaj City me “heronjtë” e Tripletës: Zhang fton në Stamboll edhe Morattin e Pellegrinin

ITALIA E NATIONS LEAGUE

Më pas, Mancini kaloi te kombëtarja dhe Nations League, ku lojtarët e Inter mund të mbërrijnë pak të lodhur: “Nuk e di nëse vijnë të lodhur apo të emocionuar. Do të varet nga rezultati. Është një rast i mrekullueshëm, një moment special. Urojmë që Inter të fitojë dhe djemtë të kthehen nga Stambolli plot entuziazëm për të shpenzuar energji për Nations”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *