• |
ide | kryesore

“S’kemi nevojë për një shpëtimtar”, Vetëvendosje kundër propozimit të Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
mimoza kusari lila, asociacion, serbia, rama, propozimi, drafti



Kryetarja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili bëri me dije se i ka dorëzuar një draft-statut presidentit francez Emanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Ajo tha se Rama nuk është konsultuar me qeverinë e Kosovës dhe se nuk kanë nevojë për një “shpëtimtar”.

Më tej deputetja tha se ata s’kanë nevojë për shpëtimtarë të vetëofruar, por për nëj draft i icli do të ketë në fokus drejtimin e shtetit dhe të drejtat e komuniteteve në Kosovë.

“Ne skemi si ta shohim për shkak se nuk e kemi parë atë draft-statut. Siç ka thënë edhe vetë kryeministri Rama, ai nuk është konsultuar me ne. Mendoj që specifikat dhe rrethanat e këtij procesi në Kosovë, janë të tilla që duhet pasur në konsideratë të gjithë historinë e këtij procesi dhe natyrisht edhe rëndësinë e rrjedhës përpara bazuar në parime. Kryeministri Kurti e përmendi edhe në seancë që pret që më tutje të elaborohet në vizionin apor edhe parimet e draft-statutit dhe jo në kapërcimin e menjëhershëm, ku çështja e draft-statutit të asociacionit kthehet në një çështje pazaresh: një version para të thata dhe versioni tjetër bazuar në parimet e Republikës së Kosovës dhe të gjitha parimet e tjera për të cilat ka dhënë garancë bashkësia ndërkombëtare dhe SHBA me Bashkimin Evropian. Ne nuk duhet të hyjmë në një proces në të cilin duhet të ndryshojmë versione të draft-statutit, për të përfunduar në një format që të një shteti në të cilin jetojnë komunitete të tjera jo shumicë.

Interes qeveria e Kosovës ka që të diskutojë mbi vizionin dhe parimet, ne kemi parë draft-statut megjithëse jo nga Shqipëria. Kemi parë një që u bë nga ekipi menaxhues i mandatit të shkuar. Ne nuk kemi nevojë për një shpëtimtar që të na ofrojë draft-statutin. Ne kemi nevojë për pronësi dhe elaborim të parimeve në fokus me drejtimin e shtetit dhe të drejtat e komuniteteve në Kosovë, me pronësi dhe qartësi për të ardhmen e vendit tonë”, tha Lila.



9 Comments

  1. Ore mir varini karin propozimit te Rames po thirrni mendjes. Cfar po beni, cfar po fitoni. U izolua Shqiperia 50 vjet dhe e pat si perfundum. Thuajini Albinit te mos i marr per te verteta librat e Enver Hoxhes, thuajini qe jan propagand. Populizmi shkaterron nje shtet. Per cfar jan ata polic aty, per ca godina bosh? A jeni ne terezi apo jo. Po beni gabimin me te madh qe nga pavarsia, ska ku shkon Kosova pa aleatet.

  2. sot per asnje mendim fjal apo veper universale nuk ekziston me shum se vet universaliteti le ti bejm nje pyetje vetes a mund te krijojm dicka njejt me krijimin qe behet zgjillje deshirash per ne pa demtuar asken jo se kemi ket cilesi po a mund te ckrijojmegjithcka kemi menduar folur dhe vepruar deri tani apo zhdukim jo se ka gjurme zhvillimi pergjegjsi angazhimi dhe kerkon llogari qartesimi kur ka humbje jo sukses mospermbushje premtimi kur si kemi keto dhe jemi te varur ne gjithcka nga vet universaliteti krijim udhezim le ti kerkojm zgjilljet aty permes vlerave hakut te shprehim natyralitetin hyjnor duke kerkuar hakun dhe mos pranu padrejtesit le te behemi te drejt me vlera virtyt moral me veten dhe ndaj nesh tua kerkojme dhe tjereve hakun qe na takon te pranojme dhe kundershtojme ne unitet mendimi dhe veprimit se vetem keshtu pranohemi dhe kemi sukses sepse vetem keshtu esht kriju te funksionojne suksesi zgjilljet le tja fillojm te gjith nga vetja hakun ndaj gjithckaje ska rrug tjeter rrug tjera jan vetzhgenjim vetshkatrrim ndeshkim per ne

  3. Pa dyshim qe çdo shtet e komb ka nevoje per keshilla, verejtje e mbeshtetje, por kjo lloj menyre si Rama tregon solidaritet me Kosoven e kalon çdo lloj imagjinate. Ose eshte pune spijunesh ose drogaxhinjesh!

  4. Rama delirant, komplet ne delir madheshtie, pa u konsultuar fare me Kurtin do me bo shpetimtarin. Nga ana tjeter keta po tregojn nje munges te theksuar te te kutpuarit te politikes. Se dhe po te konsultohej Rama, Kurtit nuk i hante palla shum se e ka treguar. Kurti eshte ber me arrogant se Rama. Nuk kuptohet cfar do te arrij se deri tani vetem deme i ka ber Kosoves. Dhe po vazhdon ti bej deme. Nuk e kutoj a ka nje plan nje strategji ku do te arrij. Mban policet aty te rruajn ca godina bosh dhe spo e kuptoj cfar do te arrij me kete. Flet per legalitet, po ca kuptimi ka legaliteti pa perfaqesim? Ligje kihte dhe Ducja dhe Hitleri. Cfar do te thot legalitet kur u imponon atyre bythqima serb kryetar qe nuk i kan zgjedhur vet. Ku eshte legaliteti ketu? Cfar fitoi Kosova nga kjo? Cfar po humbet Kosova nga kjo? varikarin, zhgenjim i madh me VV. Duket sikur po ben lojen e Putinit.

    1. Albin Kurti i ka pranuar zgjedhje te tjera ne veriun e Kosoves. Kurti mund te jete kokeforte, por kurrsesi nuk mund te akuzohet qe nuk e do Kosoven. Ndersa kryeministrio shqptar eshte antishqiptari me i terbuar qe mund te kete pjelle ky vend.

      1. Ore vari karin km shqiptar. Po kurti nqs e do Kosoven ta vertetoj. Cfar fiton Kosova nqs bllokohet liberalizimi i vizave, bllokohen fondet e BE dhe USA, bllokohen njohjet e nisin cnjohjet. Pse keshtu e do Kosoven, duke i ber deme?

  5. I fundit nga tere KM-te e botes duhet te flase Rama per Kosoven. Dihet tashme boterisht

    se si nuk ja do te miren Kosoves. Rama ka mik e vella Vucicin i cili eshte armik i Kosoves

    prandaj eshte ne konflikt interesi te beje propozime per Kosoven, vecse nqs ka ndoj prokure

    perfaqesimi nga Vucic.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *