• |
ide | kryesore

Takimi ‘i fshehtë’ me Bashën, Korreshi: Folëm për ofendimet e mbështetësve të tij

Lajme, Të fundit



Deputeti demokrat Saimir Korreshi në dalje të Kuvendit ka zbardhur detaje nga takimi i sotëm me ish-kryetarin Lulzim Basha.

Korreshi u shpreh se ai vetë personalisht i ka kërkuar Bashës që të sqarojë pozicionin e tij në këtë përplasje, dhe lidhur me lidershipin e ri në PD ai tha se ky i fundit nuk duhet të vijë me zor apo imponim në krye të partisë.


“Kishte dy momente, për të cilët deputetë u ndjenë se kjo ishte e zoti Bashës. U duk sikur u zunë pritë në momentin kur nisi mbledhja e kryesisë, dihet që shumica ishin mbështetës të Bashës. Momenti i dytë ishte se dhe mbështetësit që ishin jashtë, ishin të Bashës. Në matematikë bëjnë 2, dikush mund ta ketë politikë matematikën, me mua jo. I kam kërkuar Bashës që ta sqarojë pozicionin e tij, tha se distancohet dhe se nuk ka lidhje me të. Nuk jam në për një proces që sjell Bashën në krye të PD, me zor dhe imponim, asnjë prej të treve mos të rikthehen pasi kanë përdorur gjuhë të rëndë. Si Basha-Berisha, apo Alibeaj. Një pjesë e demokratëve nuk do e gjejë veten në politikën e tyre, jo gjithmonë duhet të jesh lideri, janë të rëndësishëm por jo si drejtues”, tha Korershi.



9 Comments

  1. Ata jane demokrat 100% te merzitur me rezultatin e 14 majit. Jane te Bashes Berishes dhe te te gjithe demokrateve. Duhen qortuar per menyren e komunikimit por duhen respektuar per qendresen.

  2. Me fal se te vrava pak i thone kesaj pune . Qellimi i Bashes u arrit , tani nuk eshte problem edhe me kerkuar falje .

  3. Qija ropt, u be Koreshi qe te Sapienza i thoshim mister 18, personazh i rendesishem. Per ata qe se din 18 eshte not kaluse, eshte 5, dhe Korreshi u lutej profesoreve aman me jep nje 18 se e kam per te mbajt bursen. Ja keshtu e beri shkollen, tani u be njeri i rendesishem. Nejse me i shkolluar se Mona plagjatura eshte ky.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *