• |
ide | kryesore

Tom Holland do të marr një pauzë të gjatë nga aktrimi

Paparazzi, Slider



Tom Holland dëshiron të largohet për një periudhë afatgjatë nga aktrimi. Arsyeja? Aktori është lodhur gjatë kësaj kohe sidomos nga roli i tij i fundit.

Tom po luan në mini-serialin e ri të AppleTV, ‘The Crowded Room’, i cili do të publikohet në shërbimin e transmetimit më vonë këtë javë. Të luaje rolin kryesor në thrillerin e errët psikologjik, si dhe të merreshe me prodhimin e tij, ishte e vështirë ka pranuar Tom.

Në një intervistë për ‘ExtraTV’, Tom tha se pasi punoi në ‘The Crowded Room’ tani do bëjë një vit pushim dhe kjo vjen si rezultat i vështirësisë që ka hasur në xhirime.

Ai shtoi: “Jam i emocionuar të shoh se si do të dalë dhe ndihem sikur puna jonë e palodhur nuk ishte e kotë”.

Tomin luan rolin e Danny Sullivan, një djalë i ri i cili është arrestuar me dyshimin se ka kryer një krim dhe ngadalë zbulon detaje rreth psikikës së tij të brishtë gjatë intervistave me një hetuesen, të luajtur nga Amanda Seyfried.

“Ishte një kohë e vështirë sigurisht,” ka kujtuar Tom për kohën e tij në xhirime. “Ne ishim duke eksploruar emocione të caktuara që definitivisht nuk i kam përjetuar kurrë më parë, dhe më pas, duke qenë producent, duke u përballur me problemet e përditshme që vijnë me çdo set filmi, thjesht shtoi presionin. Por më pëlqeu shumë, më pëlqeu kurba e të mësuarit për t’u bërë producent. Nuk jam i huaj me vështirësitë në punë, gjithmonë kam jetuar me këtë ide se puna e vështirë është punë e mirë. Dhe më pëlqeu shumë. Por gjithsesi, më ‘shkatërroi’. Erdhi një moment kur mendoj se duhet ta bëj një pushim.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *