• |
ide | kryesore

Transportonin lëndë drusore të prerë ilegalisht, procedohen 4 persona në Dibër

Lajme, Të fundit



Katër persona janë proceduar penalisht pasi u kapën duke transportuar lëndë drusore të prera ilegalisht në Dibër. Këta shtetas janë konstatuar dhe ndaluar në vende të ndryshme nga shërbimet e policisë duke transportuar lëndë drusore e prerë në kundërshtim me ligjin.

Policia njofton se lënda drusore së bashku me automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Kontrolle të tilla do të vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Dibër, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *